Xhaka dhe Shaqiri i turpërojnë mediat serbe, ja çfarë injorimi ua bëjnë pas ndeshjes

Botërori 2018

Xhaka dhe Shaqiri i turpërojnë mediat serbe, ja çfarë injorimi ua bëjnë pas ndeshjes

Nga: Drilon Rrahmani Më: 23 qershor 2018 Në ora: 21:51
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Mediat e Serbisë vazhdojnë edhe sot të publikojnë artikuj interesant nga ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë. Një media serbe përshkruan momentin e tentimit të gazetarëve serbë për të marrë deklarata nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri derisa ata po e kalonin tunelin për në dhomat e zhveshjes.

“A mund të marrim deklaratë?”, e pyetëm së pari Xhakën e pastaj Shaqirin, shkruan media serbe, përcjell “Bota sot”.

 “Xhaka vetë tha shkurt: ‘jo’, ndërsa Shaqiri u paraqit si anglez, duke thënë: ‘I don’t understand’.Një koleg i pyeti në mënyrë provokative: “A mund të flisni për mikpritësit, mediat serbe”? Shaqiri vetëm ngriti gishtin dhe u nis”, shkruajnë mediat serbe.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat