Ja me sa ndeshje mos lojë mund të denohen Xhaka dhe Shaqiri

Botërori 2018

Ja me sa ndeshje mos lojë mund të denohen Xhaka dhe Shaqiri

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 22:22
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Kombëtarja e Zvicrës mbrëmë ka fituar ndaj Serbisë me rezultatin 2-1, falë golave të shqiptarëve Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Si Xhaka ashtu edhe Shaqiri pas shënimit të golave kanë festuar duke bërë shqiponjën me duar dhe kjo është marrë si provokim nga serbët.

Federata e Futbollit të Serbisë është ndier e provokuar dhe ka bërë një ankesë tek FIFA rreth gjestit të lojtarëve shqiptar. Sipas zyrtarëve të FSS gjesti i lojtarëve shqiptarë ka qenë provokim politik.

Provokimet politike janë rreptësisht të ndaluara nga FIFA në sportin e futbollit dhe veprimet e lojtarëve mund të dënohen – nesë FIFA merr parasysh ankesën e Serbisë.

Sipas nenit 54 të rregullorës së FIFA-s lojtari mund të dënohet me 2 ndeshje mos-lojë dhe gjobë me të holla.“Kushdo që provokon publikun gjatë një ndeshjeje do të suspendohet për dy ndeshje dhe do të sanksionohet me një gjobë minimale prej 5,058 dollarë”, shkruhet në rregulloren e FIFA-s.

Megjithatë shpresojmë se një gjë e tillë të mos ndodhë – pasi gjesti i lojtarëve shqiptarë nuk ishte provokim ndaj serbëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat