FIFA hap procedurë kundër Shaqirit dhe Xhakës

Botërori 2018

FIFA hap procedurë kundër Shaqirit dhe Xhakës

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 23:34
Xhaka dhe Shaqiri

Shtëpia botërore e futbollit do të hetojë mënyrën e festimit të golave nga ana e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë disiplinore kundër futbollistëve të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri për festimet e tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi”, thuhet në një njoftim të FIFA-s.

Masa disiplinore do të ketë edhe kundër Federatës Serbe të Futbollit për problemet me tifozë dhe vendosje të mesazheve politike dhe fyese nga ana e tifozëve serbë. 

Për më tepër, një hetim fillestar ka nisur edhe kundër trajnerit serb, Mladen Krstajiq për deklaratat e dhëna pas ndeshjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat