Mbrojtësi i Brazilit zbulon sherrin në fushë me Neymar: Më ofendoi pse humba topin

Botërori 2018

Mbrojtësi i Brazilit zbulon sherrin në fushë me Neymar: Më ofendoi pse humba topin

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 09:45
Neymar dhe Thiago Silva

Sjellja e Neymar gjatë fitores 2-0 të Brazilit ndaj Kosta Rikës është kritikuar nga shumë persona, përfshirë këtu dhe shokun e tij të skuadrës Thiago Silva.

Mbrojtësi brazilian ka zbuluar detaje nga debati i tij që pati me Neymar. Silva pati një grindje me sulmuesin e PSG, pasi mbrojtësi humbi topin tek Kosta Rika në një moment gjatë minutës së 83-të.

“Sot u mërzita nga sjellja e tij. Kur unë humba topin, ai filloi të më fyente. Unë i ktheva topin, sepse te Kosta Rika po përpiqeshin të vononin lojën, dhe e dija se po të vazhdonim atë aksion, nuk është se do fitonim lojën. Jam i qetë për atë rast, ndërsa jam i mërzitur për sjelljen e tij ndaj meje.” – deklaroi Tiago Silva.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat