Edhe Yahoo shkruan për Xhaken dhe Shaqirin

Botërori 2018

Edhe Yahoo shkruan për Xhaken dhe Shaqirin

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 11:08
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Dy golat e dy lojtarëve shqiptar që luajnë për Zvicrën kanë zgjuar vëmendjen e të gjithëve e sidomos mënyra e festimit të tyre.

Edhe gjiganti Yahoo.com ka shkruar për dy golat e tyre duke treguar se çfarë do të thotë, festimi i golave në atë mënyra nga Xhaka dhe Shaqiri.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dy golat e fitores kundër Serbisë në ndeshjen e zhvilluar në Kampionatin Botëror, Russia 2018 duke përmbysur avantazhin e serbëve.

Yahoo ka sqaruar në detaje se çfarë do të thotë mënyra se si festuan golat të dy golashënuesit.  Në shkrimin e tyre ndër tjerash thuhet se të dy këta lojtar vijnë nga një komb shqiptar , e vendosja e duarve në atë mënyra është simulim i shqiponjës që gjendet në flamurin e Shqipërisë.

Ndër tjerash në këtë shkrim thuhet se Fakti që të dy burrat bënë një gjest të ngjashëm nuk ka gjasa të jetë rastësi.

Serbët këtë festim e panë si provokim ndaj tyre pasi që gjesti provokues zakonisht shihet në ndeshjet ndërkombëtare të futbollit, veçanërisht ato të kontestuar midis vendeve të Ballkanit.

Por pas festimeve, FIFA ka nisur sot një hetim në lidhje me mënyrën e festimit të golave nga ana e lojtarëve zviceranë Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka pas fitores 2-1 në Botërorin “Rusi 2018” ndaj Serbisë.

Nuk dihet nëse vendimi i FIFA-s do të jetë që t’i dënojë me një skualifikim apo vetëm me një gjobë, ndërkohë që Zvicra do të luajë ditën e mërkurë ndeshjen e tretë në grup ndaj Kosta Rikës. 

Reagimet e futbollistëve zviceranë janë konsideruar si të papërshtatshme nga FIFA, e cila e konsideronte këtë sfidë me rrezik, pikërisht për këtë arsye.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat