Eu Serbi eu, nuk t’u ndalen kurrë humbjet! A e di sa kushton këpuca me Flamur të Kosovës?

Botërori 2018

Eu Serbi eu, nuk t’u ndalen kurrë humbjet! A e di sa kushton këpuca me Flamur të Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:01
Ilustrim

Beogradi nuk ndalet duke vajtuar! Serbia nga nata e 22 qershorit nuk ka si të gjej ngushëllim për goditjen që mori nga shqiptarët e Kosovës. I sulmojë tërë javën me shkrimet më primitive përmes shtypit të saj, me një luftë të fëlliqur e speciale dhe të paparë, saqë iu kthye bumerang, sikurse në vitin 1999 kur B52 goditi kryeqytetin serb! Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka heshtën deri në ditën e lojës dhe nuk duruan më, ndëshkuan me golat secili më i bukur se tjetri dhe e bënë Beogradin shumë të mërzitur, sa ende kokën nuk mund ta çojë lart nga turpërimi.

Lufta fitohet në fushë dhe nuk fitohet me shkarravina siç bënë ata në fletushkat e tyre. Shaqiri e Xhaka me shokët e tyre, me Zvicrën superfuqi e mundën me 2:1 Serbinë, e bën rrafsh me tokë dhe iu treguan se kush është fuqi dhe Zot i futbollit!

Eu Serbi eu, nuk t'u ndalen kurrë humbjet!  A e di sa kushton tani këpuca me Flamur të Kosovës, që e bart Xherdan Shaqirin? Kushton miliarda sa buxheti serb nuk mund ta blenë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat