Ndahen baras Japonia-Senegali

Botërori 2018

Ndahen baras Japonia-Senegali

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:27
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Ballafaqimi Japoni - Senegali, pa dyshim se ka qenë prej ndeshjeve më të mira deri me tash në Kampionatin Botëror. Ndeshje e luftuar deri në fund dhe që nuk solli fitues, duke përfunduar me rezultat 2:2. Te dyja kombëtaret u përpoqën maksimalisht por asnjëra nuk arriti të shënojë fitoren e dytë rresht në grup. Senegali dy herë ishte në epërsi por nuk ia doli ndaj Japonisë shumë të fortë.  Në minutën e 12-të, Sabaly godet fortë portieri Kawashima reagon jo aq mirë, ndërsa topi kthehet deri te Sadio Mane dhe nga afërsia pa telashe e plasoi në rrjetë, 0:1.

Japonia gjithnjë energjike dhe në minutën e 34-të, Nagatomo mashtron dy lojtarë, pason te Inui i cili brenda 16-shit me gjuajtje të fortë barazoi rezultatin 1:1.  Pjesa e dytë jashtëzakonisht e mirë, Senegali me disa raste të mira po ashtu edhe Japonia. Në minutën e 64-të, Osako i pafat, goditja e tij u ndalë nga tërthorësja, ndërsa Senegali me fat të madh.

Mbrojtja e Japonisë e shkapërderdhur, ndërsa Moussa Wague nga afërsia me një goditje të fortë shënon dhe kaloi në epërsi (1:2) Senegalin në minutën e 71-të. Pas shtatë minutave (78’) reagim i dobët i mbrojtjes së Senegalit, kur zëvendësuesi Keysuke Honda nga afërsia me mjeshtri gjuajti dhe barazoi rezultatin 2:2.  Nga një pikë për secilën kombëtare dhe udhëheqin me nga 4 pikë në grupin H e me goldallim identik 4:3. Me 28 qershor takohen Japonia me Poloninë (16.00) dhe Senegali-Kolumbia (16.00).

Japonia-Senegali 2:2

Stadiumi “Central” në Yekaterinburg. Gyjqtar: G. Rocchi (Italia).

Gjyqtar: G. Rocchi (Italia).

Shënues: Inui (34’), Honda (78’) - Mane (11’), Wague (71’).

Kartonat e verdhë: Inui, Hasebe – Niang, N’Doye e Sabaly.

Japonia: Kawashima, Hiroki Sakai, Yoshida, Shoji, Nagatomo, Haraguchi (Okazaki 75’), Hasebe, Shibasaki, Inui (Usami 87’), Kagawa (Honda 72’) dhe Osako.

Senegali: Khadim N'Diaye, Sabaly, Koulibaly, Sane, Wague, Ndiaye (N’Doye 81’) (Kouyate 65’), Alfred N'Diaye, Gueye, Sarr, Niang (Diouf 86’) dhe Mane.

 

85' Lojë e fortë, me rrebesh gola, gjithsej 4.

78’ Reagim i dobët i mbrojtjes së Senegalit, Keysuke Honda nga afërsia me mjeshtri gjuajti dhe barazoi 2:2.

75' Lojë e madhe, Japonia në presion.

71, 1:2. 71’ Mbrojtja e Japonisë e shkapërderdhur, ndërsa Moussa Wague nga afërsia me një goditje të fortë shënon për 1:2 në favor të Senegalit.

64’ Osako i pafat, goditja e tij u ndalë nga tërthorësja, ndërsa Senegali me fat të madh.

64' lojë me shumë mundësi shënimi, por ende vazhdon rezultati 1:1.

55' Lojë mjaft e mirë cila do të arrijë fitoren!

52' Senegali po tregohet më i rrezikshëm në pjesën e dytë.

48' Luftë për fitore e qetësi.

47' Pa ndryshim rezultati.

Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë. 43' Lojë e pëlqyeshme, me veprime të shpejta. 

34’ Nagatomo mashtron dy lojtarë, pason te Inui i cili brenda 16-shit me gjuajtje të fortë barazoi rezultatin 1:1.

29’ Lojë me ritëm të lartë, te dy kombëtaret japin maksimumin.

20' Lojë shumë e mirë, Senegali në epërsi.

16' Japonia shton presionin.

13' Senegali në rast se fiton bënë hapin e madh drejt tetës së finales.

12’ Sabaly godet fortë portieri Kawashima reagon jo aq mirë, ndërsa topi kthehet deri te Sadio Mane dhe nga afërsia pa telashe fut në rrjetë, 0:1.

6' Senegali synon fitoren e dytë, sikurse edheJaponia.

3' Nuk ka gola, 0:0.

Japonia dhe Senegali pritet një lojë e fortë dhe secila synon tri pikë.

Japonia: Kawashima, Hiroki Sakai, Yoshida, Shoji, Nagatomo,Haraguchi, Hasebe, Shibasaki, Inui, Kagawa, Osako.

Senegali: Khadim N'Diaye, Sabaly, Koulibaly, Sane, Wague, Ndiaye, Alfred N'Diaye, Gueye, Sarr, Niang, Mane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat