Petkoviq mban diskutime sy me sy me Xhakën dhe Shaqirin për festën me shqiponjë

Botërori 2018

Petkoviq mban diskutime sy me sy me Xhakën dhe Shaqirin për festën me shqiponjë

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 17:12
Petkoviq mban diskutime sy me sy me Xhakën dhe Shaqirin

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka hapur hetim disiplinor ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për festën e tyre te golat e shënuara në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë.

Përfaqësuesja e Zvicrës të premten mbrëma ka shënuar një nga fitoret më emocionuese në histori të ekipit të tyre kombëtar, duke e mposhtur Serbinë me përmbysje me rezultat 2:1.

Me këtë fitore, Zvicra është bërë ekipi i parë në botërorin e Rusisë që arrin të përmbysë rezultatin.

Golat për Zvicrën i shënuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, madje ky i fundit shënoi në minutën e 90’, dhe të dy festuan me simbolin e krenarisë së shqiptarëve, shqiponjën.

FIFA një ditë më parë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Xhakës dhe Shaqirit, dhe gjatë ditës së hënë pritet të marrë një vendim përfundimtar.

Rreth festës së tyre, Xhaka dhe Shaqiri së fundi kanë diskutuar edhe me trajnerin Vladimir Petkoviq.

Image

‘Blick’ shkruan se në stërvitjen e fundit në kampin e Zvicrës në Togliatti në një temperaturë ideale prej 26 shkallë celsius ishte trajneri Petkovic ai që ka mbajtur diskutime sy më sy me lojtarët e tij më të mirë, Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.

Me të arritur në Togliatti pas fluturimit tre orësh, Petkovic ka mbajtur diskutime sy më sy me lojtarët e tij më të mirë dhe është shfaqur mjaft i nervozuar sipas mediave zvicerane ku sipas tyre ai ka folur me lojtarët për festimin e tyre me shqiponjë ndaj Serbisë dhe debatit që festimet kanë nxitur e që po konsiderohet i panevojshëm.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat