Fyhet e kërcënohet rëndë Jona Dervishi për shqiponjën e Xhakës dhe te Shaqirit

Botërori 2018

Fyhet e kërcënohet rëndë Jona Dervishi për shqiponjën e Xhakës dhe te Shaqirit

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 18:38
Fyhet e kërcënohet rëndë Jona Dervishi për shqiponjën e Xhakës dhe te Shaqirit

Ish zëdhënësja e Federatës së Futbollit Shqiptar, bukuroshja Jona Dervishi, është kërcënuar rëndë pse përkrahu shqiponjën e trimave tanë, futbollistëve Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit. Dy trimave të kombëtareve së Zvicrës që rrafshuan me rezultat 2.1 Serbinë. “Shumë sllavë , me adresa të ndryshme me kanë fyer dhe kërcënuar me mesazhe private në rrjete sociale për diçka që nuk ka pse të preken kaq shumë pasi nuk kam cenuar e fyer askënd e për këtë jam e ndërgjegjshme dhe nuk i druhem askujt. Është vetëm një dëshirë personale e imja dhe ëndërr e të gjithë Shqiptarëve që një ditë të jemi të bashkuar. Ndërkohë që nuk është aspak e drejtë kërkesa e tyre ndaj FIFA-s për ndëshkimin e dy lojtarëve zviceranë me origjinë Shqiptare, pasi simboli qe ata bënë, tregon vetëm prejardhjen e tyre dhe asgjë tjetër . Ndaj këtu nuk ka ngjyrime fyerjeje dhe provokimi”, ka thënë Jona.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat