Serbia shoveniste e quan separatist babain e Granit Xhakës, ia përmendë burgun, Trepçën dhe vitin 1986!

Botërori 2018

Serbia shoveniste e quan separatist babain e Granit Xhakës, ia përmendë burgun, Trepçën dhe vitin 1986!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:15
Ragip e Granit Xhaka

Mediat serbe secila në mënyrën e vet të turpshme vazhdon luftën speciale ndaj djelmoshave të artë të Kosovës, si Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, Valon Behramit. Serbia assesi nuk mund të pajtohet me humbjen me rezultat 2:1 nga kombëtarja e Zvicrës dhe akuzon shqiptarët për këtë tronditje të madhe për popullin serb.

"Askush nuk ishte i befasuar nga ky gjest provokues i lojtarit të Arsenalit sepse Granit Xhaka ndjekë rrugën e  babait të tij, Ragipit, që ka qenë ekstremist. Gjegjësisht, Ragip Xhaka ishte një nga separatistët shqiptarë të viteve tetëdhjeta të shekullit të kaluar dhe ndër shqiptarët e parë që bërtiti Kosova Republikë", shkruan një farë portali serb, "Alo".

"Xhaka kishte bërë thirrje për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe në vitin 1986, kështu që u arrestua dhe një kohë u mbajt në burgun e Beogradit . Më saktësisht, ai u dënua me gjashtë vjet burgim", shkruan ky portal. "Pas largimit nga burgu, Ragipi u zhvendos nga Kosova në Zvicër, ku Graniti lindi në vitin 1992, i cili tani luan për ekipin kombëtar të Zvicrës", shkruan mes të tjera mediumi serb. Madje shkon aq lartë saqë ia kujton edhe parullat e asaj kohe kryetrimit Ragip Xhakës. Ragipi atëkohë bërtiste (vitet e 80-ta): "Trepça punon,  Beogradi ndërton", "Liri, barazi, demokraci", "Kosova kosovarëve", "Ne duam bashkim kombëtar", "Kosova Republikë", "Shqiptarët nuk janë jugosllavë", "duam të bashkohem me Shqipërinë". 


Në fakt, Serbia sulmon me tërë arsenalin familjen Xhaka dhe është futur në detaje, duke e nxjerrë patriotizmin e tyre të asaj kohe, kur kanë sfiduar regjimin kriminal serb e jugosllav. Mbase familjen Xhaka e quajnë në tërësi familje nacionaliste dhe që gjithmonë ka urrejtur Serbinë dhe serbët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat