Spanjë-Marok, “La Roja” s’humbet prej 22 ndeshjesh

Botërori 2018

Spanjë-Marok, “La Roja” s’humbet prej 22 ndeshjesh

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 08:16
Spanjë

Spanja do të kërkojë të sigurojë fazën me eliminim direkt në Kupën e Botës për herën e nëntë në historinë e saj, kur të përballet me Marokun në ndeshjen e fundit të Grupit B.

Marokenët, ndërkohë, janë mes skuadrave të eliminuar nga Kupa e Botës. Fituesi e Botërorit 2010 kanë vuajtur, por kanë arritur të marrin një fitore 1-0 kundër Iranit të mërkurën e kaluar, në ndeshjen e luajtur në “Kazan Arena”.

Spanjollët, në pritje të ndeshjes së tretë, mbajnë vendin e parë në grup me katër pikë, po aq sa Portugalia, vetëm një pikë larg Iranit. Një barazim do t’i mjaftonte skuadrës së Hierro për të siguruar kualifikimin në raundin pasardhës.

Ëndrrat e Marokut për të vazhduar më tej janë shuar në ndeshjen e humbur 1-0 kundër Portugalisë në “Luzhniki Arena”. Pavarësisht paraqitjes së mirë, skuadra e Herve Renard nuk ka shënuar asnjë gol në Rusi.

Shifra dhe Fakte:
– Dy përballjet e vetme mes këtyre dy ekipeve janë zhvilluar në nëntor të 1961-it, kur Spanja ka fituar 1-0 kundër Marokut në transfertë dhe 3-2 në shtëpi. Ato dy ndeshje kanë qenë një “play off” i zhvilluar në fazën kualifikuese të Kupës së Botës.

– Diego Costa ka shënuar nëntë gola në nëndë ndeshjet që e fundit që ka luajtur si titullar me Spanjën.
– Portieri i Marokut, Munir, ka pësuar gol në të tri ndeshjet e fundit.

– Spanja nuk ka pësuar asnjë humbje në 22 ndeshjet e fundit (15 fitore, 7 barazime) dhe ka shënuar gol në të gjithë këto takime.

– Maroku nuk ka pësuar më shumë se një gol në 21 ndeshjet e fundit (0.52 për ndeshje).
– Spanja ka shënuar katër nga pesë golat e saj të fundit në pjesën e dytë. Asnjë nga 29 ndeshjet e mëparshme të Spanjës nuk është mbyllur pa gola.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat