“Foreign Policy” i dedikon një shkrim shqiptarëve të Zvicrës: Serbët e politizuan sepse…

Botërori 2018

“Foreign Policy” i dedikon një shkrim shqiptarëve të Zvicrës: Serbët e politizuan sepse…

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 12:57
Shaqiri

Tifozët nacionalistë serbë të futbollit shpresonin të rikthenin krenarinë e tyre kombëtare duke mposhtur ekipin zviceran të udhëhequr nga yjet kosovarë. Në vend të kësaj, Xherdan Shaqiri, i lindur në Kosovë, u dha atyre një humbje poshtëruese”, është ky paragrafi që hap shkrimin e gazetës “Foreign Policy” që i dedikon një shkrim mardhënies mes Serbisë dhe Kosovës.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës për të gjithë tifozët anë e mbanë botës ishte thjesht një ndeshje Botërori si gjithë të tjerat, por për ata që e njihnin situatën, ajo ishte padiskutim shumë e politizuar. Shaqiri, Xhaka, Behrami ishin 3 lojtarë me orgjinë kosovare që e nisën nga minuta e parë. Xhemaili gjithashtu, i lindur nga prindër kosovarë në Maqedoni.

Pas fitores së Serbisë me Kosta Rikën, Ministri i Jashtëm i Serbisëm, Ivica Daçiç përdori frazën “ akt i ëmbël hakmarrës”, që po të jemi të vëmendshëm të kujtojmë, Kosta Rika ishte ndër vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës.

Ndonjëherë sporti shikohet si “vazhdim i politikës me mjete të tjera” dhe në këtë mjedis kjo është mëse evidente. Përmendim këtu edhe përballjet e klubeve shqiptare në Europë, ku nuk mungojnë asnjëherë thirrjet ekstremiste si “ Kosova është Serbi” , rasti më i fundit ku Partizani i Beogradit u ndesh me Skënderbeun. Akti më i njohur është incidenti i dronit në ndeshjen e tetorit të 2014 ku Shqipëria u ndesh me Serbinë në Beograd.

“Arsyeja pse një ndeshje kundër një numri të vogël të lojtarëve zviceranë-kosovarë mori një rëndësi aq të madhe në Serbi, është për shkak se ajo paraqiste një mundësi të rrallë për të rimarrë një copë krenarie kombëtare të humbur. Politikanët lokalë mund të dëshirojnë të pretendojnë se nuk e kanë pranuar humbjen për çështjen e Kosovës, pasi ata refuzojnë të njohin pavarësinë e saj, por fakti është se Serbia mund të vonojë pranimin e këtij realiteti politik; Beogradi është i pafuqishëm ta kthejë atë.” shkruan Gjithsesi realitteti tashmë është i qartë, Kosova është një shtet i pavarur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat