FIFA sqaron rregulloren për Gjermaninë, ja çfarë ndodh me humbjen e saj dhe të Suedisë!

Botërori 2018

FIFA sqaron rregulloren për Gjermaninë, ja çfarë ndodh me humbjen e saj dhe të Suedisë!

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:42
Gjermania-Suedi

Gjermani fitoi në sekondat e fundit ndaj Suedisë dhe mbajti gjallë shpresat e kualifikimi. Ndeshjen e fundit në grup e ka me Korenë e Jugut, ndërsa Suedia rivale luan me Meksikën. I duhet të fitojë, sigurisht, por llogaritë bëhen për të gjitha opsionet, edhe në rast humbjeje me koreanët.

Çfarë ndodh, nëse Gjermania humbet 0-1 me Korenë e Jugut dhe njëkohësisht humbet edhe Suedia po 0-1 me Meksikën? Në këtë rast barazohen 3 skuadra me 3 pikë dhe ka një krahasim të trefishtë. Gjermania dhe Suedia do ta kishin golaverazhin 2:2, ndërsa Koreja e Jugut 1:1. Kështu, aziatikët do të eliminoheshin, sepse kanë shënuar më pak gola.

Për të përcaktuar kush kalon më tej, Gjermania apo Suedia, kur pikët dhe golaverazhi janë njësoj, hyn në punë “fair-play”. Dhe në këtë rast Gjermania do të digjej. Gjermania ka dy kartonë të verdhë, por ka edhe të kuqin e Boateng, që është 5 pikë, ndërsa Suedia ka vetëm 3 kartonë të verdhë. Pra, Gjermania do të eliminohej në rastin konkret.

Kështu, Gjermanisë i duhet të fitojë ndaj Koresë së Jugut, madje thellë, duke shpresuar që Suedia të mos fitojë ndaj Meksikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat