Kanali rus, Perviy, diskuton shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit live në emision

Botërori 2018

Kanali rus, Perviy, diskuton shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit live në emision

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 14:53
Fotografi nga televizioni rus

Shqiponjat që kishin bërë Xhaka dhe Shaqiri pas golave të shënuar në ndeshjen Serbi – Zvicër, janë bërë tema kryesore e diskutimit në Kupën e Botës. Serbët kanë dërguar ankesë formalisht në FIFA, që të hetohen dy shqiptarët pasi sipas tyre kanë përçuar mesazhe politike që kanë karakterin provokues.

Kanali rus, Perviy që po mbulon Kupën e Botës, në studio kanë vendosur të diskutojnë për shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit live në emision me analistë të futbollit.

Panelistët rus në debatin televiziv të Kanalit Perviy në Rusi, kanë thënë se sportistët serb janë dënuar  më parë me gjoba për shkak se në fanellat e tyre kishin mbishkrimin “Kosova është Serbi”, ndërsa në rastin e “provokimit” të Xhakës, Shaqirit dhe Lichsteinerit, në ndeshje ndaj Serbisë, nuk duhet të ketë standarde të dyfishta, me ç’rast duhet tu shqiptohet “dënimi i merituar”.

Për më tepër, është diskutuar për ankesën formale të serbëve që ka qenë e sukseshme, pasi që FIFA ka hapur procedurë të rregullt ndaj Xhakës dhe Shaqirit, gjë ka rezultuar edhe në hetimit e kapitenit të Zvicrës, Lichsteiner.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat