Dy fjalë për Messin

Botërori 2018

Dy fjalë për Messin

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 16:07
Messi e Maradona

Mes krizës që ka përfshirë Lionel Messin dhe Argjentinën, veçanërisht vetë lojtarin e Barcelonës, për shkak të performancës së tij në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës së Rusisë, Diego Armando Maradona ka dërguar një mesazh inkurajimi dhe force për yllin argjentinas. “Leo…, do të doja të flisja me të dhe t’i them se nuk është fajtor për asgjë, absolutisht për asgjë. Doja t’i thoja se e dua dhe e respektoj si gjithmonë”.

Ish “10” e Albiceleste foli edhe për kampionin e tanishëm botëror, Gjermaninë, dhe fillimin e saj të vështirë: “Ata kanë shumë forcë mendore. Mendoj se Gjermania, më shumë se nga përgatitja fizike, më shumë se nga përgatitja teknike e taktike, mund të përparojë si rezultat i përgatitjes mendore”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat