Festa me shqiponjë, ky është vendimi i FIFA-s për Shaqirin dhe Xhakën

Botërori 2018

Festa me shqiponjë, ky është vendimi i FIFA-s për Shaqirin dhe Xhakën

Nga: P.R Më: 25 qershor 2018 Në ora: 18:49
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

“Xhaka, Shaqiri dhe Lichtsteiner janë të lejuar të luajnë kundër Kosta Rikës!”, shkruan media zviceranë Blick.ch, përcjellë “Bota sot”.

“FIFA ka mëshirë me ekipin kombëtar zviceran. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë dënuar për kremtimin e tyre të dyfishtë me shqiponjë”, shkruan më tej Blick.

Tre yjet e Zvicrës megjithatë janë dënuar me 10,000 franga (Xhaka, Shaqiri) dhe 5,000 franga zvicerane (Lichtsteiner).

Kujtojmë se Federata Serbe kishte kërkuar që FIFA të reagonte ndaj festimit të golave me shqiponjë nga Xhaka e Shaqiri. FIFA e mori parasysh një kërkesë të tillë dhe nisi hetimin. Nëse do të dënoheshin, dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës dhe kapiteni i saj do të mungonin në dy ndeshjet e ardhshme të Botërorit.

Zvicra, që ka 4 pikë pas barazimit me Brazilin dhe fitores me Serbinë, do të luajë ndeshjen e fundit të grupit me Kosta Rikën.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat