Shpend Ahmeti shkruan për dënimin e Xhakës dhe të Shaqirit

Botërori 2018

Shpend Ahmeti shkruan për dënimin e Xhakës dhe të Shaqirit

Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:29
Shpend Ahmeti shkruan për dënimin e Xhakës dhe të Shaqirit

Vendimin e FIFA-s për dënimin e Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, me nga 10 mijë franga për shkak të gjestit me shqiponjë gjatë ndeshjes kundër Serbisë, e ka komentuar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka shkruar në Facebook, se çfarëdo dënimi është i keq, mirëpo Ahmeti ka thënë se e rëndësishme është që dyshja nga Kosova do të luajnë në ndeshjet e ardhshme.

“Xhaka dhe Shaqiri dënohen me nga 10 mijë euro e Lichtensteiner 5 mijë euro. Edhe pse çfarëdo dënimi është i keq, megjithatë dyshja nga Kosova do të luajnë në lojët e ardhshme”, ka shkruar Ahmeti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat