Drama e Son, nga 360 mijë euro në muaj në vetëm 100 euro

Botërori 2018

Drama e Son, nga 360 mijë euro në muaj në vetëm 100 euro

Më: 26 qershor 2018 Në ora: 12:53
Ilustrim

Goli i realizuar kundër Meksikës nuk i ka mjaftuar Koresë së Jugut për të shmangur eliminimin pothuajse të sigurt nga Botërori. Në fakt, aziatikët janë akoma në lojë, duke parë se do të kualifikoheshin në raundin tjetër nëse fitojnë me dy gola diferencë ndaj Gjemranisë dhe nëse Meksika mund Suedinë.

Një hipotezë kjo që ka shumë mundësi të mbetet e tillë dhe për këtë arsye ylli i koreanojugorëve, Son Heung-Min nuk i ka përmbajtur dot lotët pas ndeshjes me meksikanët. Për dashurinë ndaj atdheut, por edhe për shkak të asaj që mund ta presë. Son rrezikon të kalojë 21 muaj në ushtrinë e Seulit, ku do të paguhej 100 euro në muaj, ai që fiton 360 mijë në muaj me Tottenham, shkruan telesport.

Ka akoma edhe dy mundësi për ta shmangur këtë, por gjithçka do të varet nga Tottenham dhe nga rezultatet me kombëtaren. Shërbimi ushtarak në Korenë e Jugut është i detyrueshëm për ata që janë në moshën 28 vjeç. Son, i cili është 25 vjeç, shpresonte ta shmangte me një paraqitje të mirë në Rusi (sportistët që marrin rezultate pozitive për vendin e tyre përjashtohen nga detyrimi ushtarak), por humbjet kundër Suedisë dhe Meksikës e kanë ndëshkuar.

Ai duket se do të jetë i detyruar të luajë me ekipin e Sngjue Sangmu, skuadra e ushtrisë, ku do të paguhet 100 euro në muaj. Gjithsesi, ka akoma dy mundësi (tre nëse llogarisim edhe hipotezën e përmendur më lart) “arratisjeje”, që varen nga fusha dhe nga Tottenham. Bëhet fjalë për Lojërat Aziatike, që do të zhvillohen në gusht, dhe Kupa e Azisë, e janarit të 2019-ës. Në rast se ai do ta ndihmojë përfaqësuesen të marrë rezultate pozitive, shërbimi ushtarak do të anulohet. Por, në fillim, duhet të marrë leje nga Tottenham për të marrë pjesë në ato dy evenimente.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat