Koreja e Jugut synon të befasojë kampionët në fuqi

Botërori 2018

Koreja e Jugut synon të befasojë kampionët në fuqi

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 09:58
Gjermania

Koreja e Jugut do të ndeshet me kampionët në fuqi të botës në ndeshjen e tretë dhe të fundit të Grupit F.

Aziatikët i kanë humbur dy ndeshjet e para, por janë akoma në garë për të siguruar një vend mes 16 skuadrave më të mira të Kupës së Botës.

Atyre i duhet një fitore me më shumë se një gol kundër Gjermanisë dhe që Suedia të humbasë kundër Meksikës.

Koreanët kanë bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen kundër Meksikës, por fati nuk ishte me ta pasi që  në fund ata janë  mposhtur 2-1 falë një penalltie.

Për sa i takon Gjermanisë, fitorja 2-1 e arritur në minutat e fundit të ndeshjes pas golit të Kross, kundër Suedisë ka shpëtuar kampionët e botës në fuqi nga një eliminimi i hershëm qysh në  fazën e grupeve.

Gjermania do të arrij të  kualifikohet në raundin e 1/8-ve me një fitore, ashtu si edhe me një barazim, nëse Suedia nuk fiton kundër Meksikës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat