Tite: Këtu flitet për përgjegjësi, gëzim, krenari

Botërori 2018

Tite: Këtu flitet për përgjegjësi, gëzim, krenari

Më: 28 qershor 2018 Në ora: 10:19
Tite: Këtu flitet për përgjegjësi, gëzim, krenari

Trajneri i Brazilit, Tite, synonte të festonte kualifikimin e skuadrës së tij për 1/8 finale të Kupës së Botës, çka e arriti të mërkurën, duke mundur Serbinë. Tashmë, kundërshtari i “Selecao”, në raundin me eliminim direkt, do të jetë Meksika, në Samara, të hënën. Gjithsesi, Tite tha se, së pari, do t’i lejonte të tijtë që të gëzonin kualifikimin e Brazilit:

“Unë jam, me sa duket, në paqe, do të kemi festë sonte, do t’ia lejojmë vetes. Kampionati Botëror përbëhet nga marrëdhëniet njerëzore, duhet të dini si të silleni në dhomat e zhveshjes, si lojtarët të ndërveprojnë. Këtu flitet për përgjegjësi, gëzim, krenari, ndaj duhet t’i balanconi gjërat.

Nëse jeni hiper, ju përpiqeni ta ngadalësoni adrenalinën, nëse jeni pak me humor të ulët, ju përpiqeni ta rrisni atë. Përsa iu përket emocioneve të ekipit, ka ende më shumë për të arritur. Kemi luajtur vetëm tri ndeshje. Unë përpiqem t’i sfidoj lojtarët e mi. Nëse ata kanë arritur një standard, unë i sfidoj që të rriten edhe më shumë, sepse kurrë nuk e dini se ku mund të shkojë skuadra. Eshtë një turne i shkurtër dhe mentalisht i lodhshëm.

Një skuadër është e fortë, sepse ka lojtarë me karakteristika të ndryshme, por janë të gjithë të rëndësishëm. Kemi pritshmëri të mëdha, sepse kemi bërë aq mirë në kualifikueset dhe në miqësoret, por pastaj, kur vini në Kupën e Botës, është një cikël i ri dhe një format i ri. Ne i kemi përqafuar ato pritshmëri”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat