Tifozi bën tatuazh emrat e futbollistëve anglezë pas fitores ndaj Kolumbisë

Botërori 2018

Tifozi bën tatuazh emrat e futbollistëve anglezë pas fitores ndaj Kolumbisë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 14:43
Dan Welch kishte premtuar se nëse kjo skuadër do të arrinte të kalonte tutje, ai do të bënte tatuazh emrat e 23 futbollistëve që janë të ftuar në Botëror.

Një tifoz anglez ka mbajtur premtimin e bërë para nisjes së Kampionatit Botëror.

Anglezët nuk kanë qenë optimistë se kjo skuadër e tyre do t’ia dilte të kualifikohej në çerekfinale, para fillimit të Botërorit.

Por paraqitjet e mira në fazën e grupeve dhe fitorja pas penalltive ndaj Kolumbisë i kanë shtuar apetitet e tyre për të fituar në tërësi Botërorin.

Dan Welch kishte premtuar se nëse kjo skuadër do të arrinte të kalonte tutje, ai do të bënte tatuazh emrat e 23 futbollistëve që janë të ftuar në Botëror.

Dhe fitorja ndaj Kolumbisë e ka “detyruar” tifozin që ta mbajë premtimin e bërë, ku ai ka shkruar në trupin e tij emrat e gjithë skuadrës.

Ai e ka postuar në Twitter fotografinë, ku shihet edhe tatuazhi, i cili ka thënë se po i pëlqen shumë tatuazhi.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat