Franca nuk njeh fitore me Uruguain

Botërori 2018

Franca nuk njeh fitore me Uruguain

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 15:50
Franca-Uruguai

Pasditen e sotme (ora 16:00) në “Nizhny Novgorod Stadium” do të luhet çerekfinalja e parë e Botërorit mes Uruguait dhe Francës.

Në letër francezët janë disi më të favorizuar, por gjithsesi do të jetë fusha e lojës që do të vendosë se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Franca dhe Uruguai janë ndeshur tri herë në të kaluarën në Kupën e Botës.

Ndeshja e parë ishte në fazën me grupe të vitit 1966 dhe Uruguai fitoi 2-1.

Dy takimet e tjera janë mbyllur në barazim pa gola, ashtu si janë mbyllur edhe dy miqësore.

Përballja e fundit ka qenë pesë vjet më parë në Montevideo dhe Uruguai e fitoi miqësoren 1-0.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat