Kuriozitetet / Belgjika shkroi historinë ndaj Brazilit, “Seleçao” nuk di të mundë europianë

Botërori 2018

Kuriozitetet / Belgjika shkroi historinë ndaj Brazilit, “Seleçao” nuk di të mundë europianë

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 22:13
Neymar

Ndeshja mes Brazilit dhe Belgjikës ka regjistruar disa statistika shumë interesante, të cilat kanë hyrë në historinë e Botërorit 2018 dhe të dy ekipeve në fjalë. Në vijim, mund të lexoni disa prej tyre.

14 – Me 2 golat e shënuar sot, Belgjika arriti numrin e 14 golave të shënuar në një Botëror, rekord i ri i kësaj përfaqësueseje e cila më parë ishte ndalur në shifrën 12.

2 – Fernandinjo u bë futbollisti i dytë brazilian në historinë e Botërorëve që shënon një autogol. I pari ishte katër vite më parë, nga Marcelo kundër Kroacisë. Kjo ishte gjithashtu hera e dytë që Belgjika përfitonte nga një autogol në Botëror.

0 – Zero skuadra kanë arritur të kthejnë ndeshjen pasi janë mundur 2-0 në pjesën e parë në një ndeshje Botërori me eliminim direkt.

4 – Brazili është eliminuar nga Botërori nga ekipet europiane në 4 Botërorët e fundit (Francë 2006, Holandë 2010, Gjermani 2014 dhe Belgjikë 2018).

100 – Me përjashtim të autogolave, Kevin De Bryjn u bë futbollisti i 100-të i ndryshëm që shënonte gol në Rusi 2018.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat