Presidenti i Serbisë: Isha tifoz me Rusinë në ndeshjen kundër Kroacisë

Botërori 2018

Presidenti i Serbisë: Isha tifoz me Rusinë në ndeshjen kundër Kroacisë

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 18:51
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se ka qenë tifoz me Rusinë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se ka qenë tifoz me Rusinë në çerekfinalen e Kupës së Botës 2018, ku ekipi që organizoi Botërorin u ndesh me Kroacinë.

“Disa më kanë kritikuar, por është një e drejtë e gjithsekujt të jetë tifoz me një skuadër. Që në momentin që u eliminua Serbia unë kam qenë tifoz me Rusinë, kjo ndodhi edhe ndaj Kroacisë. Shpresoja që gjatë penalltive të fitonin ata”, tha Vucic.

Kroacia fitoi të drejtën për të luajtur në gjysmëfinalet e Kupës së Botës pasi mposhti rusët me penallti.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa shtesa u mbyll 2-2. Kroatët do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Anglisë.

“Do ta shoh pjesën e mbetur të Botërorit si sportdashës dhe jo më si tifoz”, shtoi Vucic.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat