Franca festoi deri në orën tre të mëngjesit

Botërori 2018

Franca festoi deri në orën tre të mëngjesit

Më: 8 korrik 2018 Në ora: 23:46
Festa e francezëve

Franca është në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por skuadra e Didier Deschamps ka krijuar disa probleme pas fitores ndaj Argjentinës, në 1/8-t e finaleve, javën e kaluar.

Pas suksesit 4-3, Federata Franceze e Futbollit i çoi futbollistët në një klub nate në Moskë, ku i lejoi të qëndronin deri në orën 3 të mëngjesit, por kur ata u kthyen në hotel, ra alarmi i zjarrit, sipas asaj që bën të ditur “BeIN Sports”.

Thuhet se futbollistët e Deschamps, përdorën fishekzjarre, kur u kthyen në hotel dhe kjo shkaktoi panik dhe alarmin e zjarrit në këtë ndërtesë.

Stafi teknik nuk morri asnjë masë sepse ishte vetë pjesë e festës. Kjo rrëmujë nuk ndikoi në ecurinë e “gjelave”, që mposhtën 2-0 Uruguajin në çerekfinale me golat e Raphael Varane dhe Antoine Griezmann.

Të martën, Franca do të ndeshet me Belgjikën në gjysmëfinalen e “Rusi 2018”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat