“Po bëjnë gjëra fantastike, shpresojmë të arrijnë fitoren.” Në këtë mënyrë ka folur Wayne Rooney për Anglinë e tij, në ditën që ka inauguruar stadiumin e ri të skuadrës së tij të re DC United, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një impiant me vlerë 200 milionë dollarë, ku 32-vjeçari do të bëj debutimin e tij në MLS, të shtunën kundër Vancouver.
“Atmosfera e Botërorit është fantastike, ka miliarda njerëz që e ndjekin Kupën e Botës dhe shpresojmë që Anglia të shkojë në finale, – tha ish-kapiteni i “luanëve”. – I uroj fat shokëve të mi dhe trajnerit Southgate. Po na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenarë dhe shpresoj të bëjnë një tjetër hap për të sjellë kupën në shtëpi”.