Roberto Martinez: Belgjika ime la gjurmë

Botërori 2018

Roberto Martinez: Belgjika ime la gjurmë

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 08:07
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, pas humbjes më Francën në ndeshjen e vlefshme për një vend në finalet e Botërorit u shpreh se skuadra e tij ia doli t ëlinte gjurmë dhe se ai është krenar për të gjithë lojtarët e tij.

Është ndalur në gjysmëfinale rrugëtimi i Belgjikës në Botërorin “Rusi 2018”, pasi “djajtë e kuq” u mundën 1-0 nga Franca. Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, u shpreh:

Ishte një ndeshje e dueluar deri në fund, por një goditje këndi bëri diferencën. Nuk mund t’i kërkoj asgjë më shumë skuadrës time, pasi dhamë gjithçka dhe e provuam për ta barazuar ndeshjen deri në vërshëllimën e fundit. Natyrisht që jemi të zhgënjyer, pasi dhamë gjithçka për t’ia dalë mbanë. Por kemi edhe një ndeshje për të luajtur dhe mund të shfryjmë aty inatin e këtij eliminimi. Duhet ta mbyllim me nder këtë turne, duke fituar sfidën e fundit dhe jo të largohemi me mërzitjen e një gjysmëfinaleje të humbur. Ky është një ekip me shumë kampionë, që e treguan se sa vlejnë në këtë turne, ndaj jam krenar për të gjithë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat