Koshelni: Nuk besoj se do të shoh djemtë në stadium të dielën

Botërori 2018

Koshelni: Nuk besoj se do të shoh djemtë në stadium të dielën

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 18:01
Koshelni: Nuk besoj se do të shoh djemtë në stadium të dielën

Loro Koshelni ishte një nga mungesat e Francës për Botërorin rus. Mbrojtësi i Arsenalit humbi shanset për të luajtur në kupën e Botës për shkak të një dëmtimi, por me sa duket ka refuzuar edhe ftesën e federatës për të qenë i pranishëm në finale duke parë edhe kontributin që ka dhënë për zbarkimin e “Gjelave” në Rusi.

“Nuk besoj se do të shoh djemtë në stadium të dielën. Dëshira është e madhe, por jam duke u riaftësuar nga një dëmtim delikat dhe nuk dua të rrezikoj duke bërë spostime kaq të largëta. Po vijoj fazën riaftësuese dhe nuk dua të ndalem, megjithatë do të jem tifozi i parë i kombëtares, fundja nëse fitojmë, një medalje e meritoj edhe unë".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat