Analiza e Capellos/ Daliç perfekt, frenoi Harry Kane dhe mori finalen

Botërori 2018

Analiza e Capellos/ Daliç perfekt, frenoi Harry Kane dhe mori finalen

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 08:50
Fabio Capello

Botërori është një kompeticion që çdo futbollist e ëndërron ta luajë, jo më ta fitojë atë dhe pa dyshim që mbërritja e Kroacisë në këtë finale është një përrallë shumë e bukur, por diçka e tillë nuk më habit aspak. Është shumë bukur kur mendon se një shtet me vetëm 4 milionë banorë arrin që të prodhojë kaq shumë talente të mëdhenj ndër vite dhe vazhdon ta bëjë këtë, por mbi të gjitha, sivjet ka gjetur edhe frymën për të luftuar të gjithë së bashku, duke treguar një shpirt të madh dhe një ndjenjë të madhe patriotizmi.

Sigurisht që për këtë arritje ka një meritë shumë të madhe trajneri Zllatko Daliç, sepse talentet nuk kanë munguar as në të kaluarën, por asnjëherë si sivjet nuk ka grup dhe asnjëherë tjetër nuk është parë një skuadër kaq e konsoliduar taktikisht. Anglia nga ana e saj dihej që në fillim që ishte një skuadër e re, me talente, por pa eksperiencë. Kroacia nga ana e saj kishte shumë më shumë, duke parë që thuajse të gjithë futbollistët në kontingjent janë rrahur me presionin e ndeshjeve si Liga e Kampioneve dhe sigurisht që kjo bëri diferencën pas barazimit.

Nuk ka dyshime se nëse Anglia ecën në këtë rrugë ka një të ardhme të madhe, por Daliç edhe një herë tjetër e lexoi ndeshjen siç duhet. Pas disavantazhit kërkoi durim dhe pasi Kejni gaboi një gol gjysmë të bërë, Perisiç bëri atë gol që pak mund ta realizojnë. Pas barazimit, Daliç urdhëroi që Kejn të futej në morsë nga mbrojtja kroate dhe kështu e zgjidhi ndeshjen në shtesë. Me Kejnin jashtë loje, Anglia përfundoi në kaos, nuk diti ku të referojë topat dhe në fund Kroacia e meritoi finalen e Botërorit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat