Kroacia në ankth, ylli i saj rrezikon finalen e sotme

Botërori 2018

Kroacia në ankth, ylli i saj rrezikon finalen e sotme

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 08:55
Kroacia

Lojtari i Interit, Ivan Perisiç duket se mund të jetë problemi më i madh për trajnerin Zlatko Daliç. 29-vjeçari dhuroi një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen përballë Anglisë duke shënuar një herë dhe asistuar për golin e Mandzukiç.

Por pikërisht në atë ndeshje lojtari pësoi një dëmtim në kofshë që nuk u duk shumë shqetësuese. Por sipas asaj që raporton “Football Italia” bëhet fjalë për një garë kundra kohës që lojtari të jetë i gatshëm në ndeshjen e sotme kundër Francës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat