Modric elozhe për Mandzukic para finales së madhe

Botërori 2018

Modric elozhe për Mandzukic para finales së madhe

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 12:35
Luka Modric dhe Mario Mandzukic

Luka Modric ka lavdëruar sulmuesin e Juventusit Mario Mandzukic para finales së sotme të Kampionatit Botëror.

Modrici dhe Mandzukici do të synojnë që ta fitojnë Botërorin e parë për Kroacinë ku do të përballen me favoritët e finales, Francën, në Moskë.

“Ai është shumë i rëndësishëm për ne për shkak të karakterit dhe dëshirës së tij për të luftuar”, tha Modric.

“Ai i motivon të gjithë bashkëlojtarët me sjelljet e tij. Ne jemi shumë të lumtur që goli i shënuar nga ai na dërgoi në finale”.

“Shpresojmë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe në finale”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat