Në hapje triumfon Mark Cavendish, vishet verdhë

Çiklizëm

Në hapje triumfon Mark Cavendish, vishet verdhë

Nga: Fazli Berisha Më: 3 korrik 2016 Në ora: 12:48
Mark CAVENDISH

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e parë

Ka nisur gara më prestigjioze e çiklizmitedicioni i 103-të Tour de France. Çiklistët kanë hapur garën në shtegun Mont-Saint-Michel - Utah Beach Sainte-Marie-du-Mont të gjatë 188 kilomtera, më i miri ishte çiklisti anglez Mark Cavendish, i cili që shquhet për një finisher-sprinter i jashtëzakonshëm, i cili përshkoi shtegun për 4h14’05”, duke lënë në pozitën e dytë gjermanin Marcel Kittel dhe në vendin e tretë çiklistin sllovak Peter Sagan. Me rasatin e triumfit, Cavendish para mediave ka thënë: “ Kjo është diçka e mirë që në filim të vishë fanëllën e verdhë të liderit dhe të vazhdojë kështu. Këtë fitore ja dedikojë familjes sime vajzave të mija”. Kishte shumë përplasje dhe rrëzime në këtë etapë, madje edhe në vet fundin e garës. Ish fituesi i Tour de France Alberto Contador pati edhe gërvishtje dhe shqyerje të fanellës. Në renditjen e përgjithshme prinë Mark Cavendish që është bartës edhe i fanellës së verdhë me kohë të përgjithshme prej 4h14’05”, ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 20 pikë është çiklisti austriak Leigh Howard. Meqnëse ende nuk kemi faya malore megjithatë duke marrë parasysh ngjitjet e vogla çiklisti gjerman Paul Voss mbanë fanëllën e bardhë me pika të kuqe me 1 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë belgu Edward Theuns me kohë prej 04h14’05”. Çiklistët nesër kanë betejën për etapën e dytë në shtegun Saint-Lô - Cherbourg-en-Cotentin të gjatë 183 kilomtera. Një shteg po ashtu i sheshtë në disa vende me shkallë vështirësie deri në 7 përqind buzëbgregdetit. Garuesit nisën nga qyteti Saint Lo me 70 mijë banorë. Nj; qztet me kishën Notre Dam e shek. 13 dhe kështjellën e lashtë nga shek. I 16. Ka sallë koncertesh me 900 vende dhe shumë muze. Ka industri të fuqishme ushqimore dhe shumë klube sportive (futboll. Vole). Gara për këtë ditë përmbzllet në qytetin Cherbourg-en-Cotentin me 83 mijë banorë, që njihet si portë civil dhe ushtarak me lundirim e peshkim. Përshokohet nga objekte kulturore e fetare si Kështjella e bazilika e njohur që ishihn rindërtuar edhe nga Napoleoni. Me një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe i njohur për dhënien me qira të biçikletave.

Renditja pas etapës së parë

1. Mark CAVENDISH (GBR)TEAM DIMENSION 04h 14' 05''

2. Marcel KITTEL (GER)ETIXX-QUICK STEP 04h 14' 05''

3. Peter SAGAN (SVK)TINKOFF 04h 14' 05''

4. Andre GREIPEL (GER)LOTTO SOUDAL 04h 14' 05''

5. Edward THEUNS(BEL)TREK - SEGAFREDO 04h 14' 05''

6. Christophe LAPORTE(FRA)SOLUTIONS 04h 14' 05'

7. Bryan COQUARD (FRA)DIRECT ENERGIE 04h 14' 05''

8. Alexander KRISTOFF (NOR)TEAM KATUSHA 04h 14' 05''

9. Daniel MC LAY (GBR)FORTUNEO- VITAL 04h 14' 05''

10.Gregory HENDERSON(NYL)LOTTO SOUDAL04h 14' 08''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat