Peter Sagan fiton etapën e dytë

Çiklizëm

Peter Sagan fiton etapën e dytë

Nga: Fazli Berisha Më: 3 korrik 2016 Në ora: 19:18
Peter Sagan

Ishte një garë e fortë dhe meqë shtegun në 2 kilometrat e fundit ishin malore, erdhën në pzetje maloristët siç ishte çiklisti sllovak Peter Sagan i cili shtegun Saint-Lô - Cherbourg-en-Cotentin të gjatë 183 kilomtera, e përshkoi për 4h20’51”, duke lënë në vendin e dytë francezin Julian Alaphilippe dhe në vendin e tretë spanjollin Alejandro Valverde një çiklistë shumë të vlerësuar. Sagan pas fitores ka thënë se falënderon kolegët nga skuadra që e ndihmuan të arrijë këtë fitore. Në top dhjetëshen e parë u plasua dhe fituesi i vjetëm Cris Froome. Në renditjen e përgjithshme prinë fituesi i etapës së sotme Peter Sagan që është bartës edhe i fanellës së verdhë me kohë të përgjithshme prej 08h 34' 42'', ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 87 pikë është çiklisti sllovak Peter Sagan që sot mori edhe fanellën e verdhë. Çiklisti belg Jasper Stuyven mbanë fanëllën e bardhë me pika të kuqe me 4 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë francez Julian Alaphalippe me kohë prej 08h34’50”. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv i etapës e bartë çiklisti belg Jasper Stuyven. Në ditën e tretë të Turit çiklistët do të luftojnë për të fituar etapën e tretë në shtegun Granville – Angers të gjatë 223.5 kilometra. Një shteg më i gjatë por gjithsesi i sheshtë fushorë dhe i përshtatshëm për sprinterë e finisher. Çiklistët nisën nga qyteti Granville, një qytet me 13900 banorë, me një ekonomi të fortë në fushën e peshkimit, lundrimit me jashtë, turizëm dhe qendra të mira rehabilitimi nga më të mirat në Normandi. I pasur me monumente historike e në sport ka klub futbolli, hendbolli, vaterpolo dhe dy ture të çiklizmit. Kjo është hera e dytë që Tour de France kalon nëpër këtë qytet. Çiklistët mbyllin garën për këtë ditë në qytetin Angers me 154500 banorë, unik për inovacionet industriale me shumë kështjella, festivale të shumëta. Ka një ekonomi të fuqishme sidomos në prodhimin e perimeve. Qytet universitar me 36 mijë student. Ka klube të futbollit, hokejit, basketbolli femrat dhe pingpong. Ka 142 kilometra rrugë për çiklizëm.

Renditja pas etapës së parë

1. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 04h 20' 51''
2. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick 04h 20' 51''
3. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 04h 20' 51''
4. MARTIN Daniel(IRL) Etixx-Quick 04h 20' 51''
5. Michael Matthews (AUS) Orica-Bikeexchange 04h 20' 51''
6. Wilco Kelderman (NED) Lotto Nl - Jumbo 04h 20' 51''
7. Tony Gallopin (FRA) Lotto Soudal 04h 20' 51''
8. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing Team 04h 20' 51''

9. Bauke Mollema (NED) Trek - Segafredo 04h 20' 51''
10. Christopher Froome (GBR) Team Sky 04h 20' 51''

Renditja e përgjithshme

1. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 08h 34' 42''
2. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick 08h 34' 50''
3. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 08h 34' 52''
4. Warren Barguil (FRA) Giant-Alpecin 08h 34' 56''
5. Christopher Froome (GBR) Team Sky 08h 34' 56''
6. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing 08h 34' 56''
7. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 08h 34' 56''
8. Roman Kreuziger (CZE) Tinkoff 08h 34' 56''
9. Simon Gerrans (AUS) Orica-Bikeexchange 08h 34' 56''
10. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 08h 34' 56''

Renditja ekipore
1. Sorica-Bikeexchange (AUS) 25h 44' 48''
2. Team Sky (GBR) 25h 44' 48''
3. Movistar Team (ESP) 25h 45' 09''
4. FDJ (FRA) 25h 45' 10''
5. Astana Pro Team (KAZ) 25h 45' 14''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat