Mark Cavendish ngadhënjen për herë të tretë

Çiklizëm

Mark Cavendish ngadhënjen për herë të tretë

Nga: Fazli Berisha Më: 8 korrik 2016 Në ora: 15:32
Mark Cavendish

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 6-të

Në një mot të mirë por tejet i nxehtë me temperatura deri në 32 gradë celsius, çiklisti anglez Mark Cavendish ka shënuar fitoren e tretë me radhë në edionin e 103-të të Tour de France dhe fitoren e 29-të sa i përket etapave të fituara në krejt Turin. Cavendish u tregua më i miri në shtegun Arpajon-sur-Cère- Montauban të gjatë 190.5 kilometra, të cilin e përshkoi për 04h43’48”, para gjermanit Marcel Kittel dhe anglezit Daniel Lay në pozitën e tretë. Mark Cavendish pas fitores është shprehur: “O zot kjo ëshë një kënaqësie nder i veçantë. Falënderoj shokët e ekipit dhe në vazhdim ne do të punojmë edhe më shumë. Jemi në fillim të Turit, ndaj kemi shumë për të bërë.” Në renditjen e përgjithshme prinë fituesi i djeshëm çiklisti belg Greg Avermaet, i cili prinë me kohë të përgjithshme prej 30h 18' 38'', dhe do ta bartë edhe në ditën e nesërme fanellën e verdhë. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 204 pikë e bartë Mark Cavendish. Edhe më tutje çiklisti belg Thomas De Gendt mbanë fanellën e bardhë me pika të kuqe me 13 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë francez Julian Alaphalippe me kohë prej 30h 23' 49''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti japonez me pasaportë italiane Yukiya Arashiro. Çiklistët luftojnë për ta fituar etapën e 7-të, në një shteg malor me një ngjitje të fortë e të lartë 818 metra lartësi e gjatësi 12 kilometra me një shkallë vështirësie 6.5 përqind që më pastaj kemi një lëshim të rrezikshëm. Etapa zhvillohet në një shteg L'Isle-Jourdain - Lac de Payolle i gjatë 162.5 kilometra. Gara nisë nga L Isle Jourdain një qytezë e vogël dhe çiklistët përfundojnë etapën në qytetin Lac de Payolle me 1400 banorë, por me një zhvillim jashtëzakonisht të madh. Ka një ekonomi: Turizëm, sportet e dimrit, agro-pastoralisëm. Hidroterapi dhe industri (aeronautikë, inxhinieri mekanike dhe elektrike). Njihet për sporte të skijimit. Peshkatari sportive. Me plotë muze dhe ngjarje kulturore.

Renditja pas etapës së 6-të

1. Mark Cavendish (GBR) Team Dimension Data 04h 43' 48''

2. Marcel Kittel (GER) Etixx-Quick Step  04h 43' 48''

3. Daniel MC Lay (GBR) Fortuneo -Concept 04h 43' 48''

4. Alexander Kristoff (NOR) Team Katusha 04h 43' 48''

5. Christophe Laporte (FRA) Cofidis, Solutions 04h 43' 48''

6. Peter Sagan (SVK) Tinkoff 04h 43' 48''

7. Dylan Groenewegen (NED) Lotto- Jumbo 04h 43' 48''

8. Edward Theuns (BEL) Trek -Segafredo 04h 43' 48''

9. Bryan Coquard (FRA) Direct Energie 04h 43' 48''

10.Shane Archbold (NZL) BOra-Argon 18 04h 43' 48''

 

Renditja e përgjithshme

1.  Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing Team 30h 18' 38''

2.  Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick Step 30h 23' 49''

3.  Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 30h 23' 51''

4. Joaquin Oliver Rodriguez (ESP) Katusha 30h 23' 53''

5. Christopher FRoome (GBR)Team Sky 30h 23' 55''

6.  Warren Barguil (FRA) Team Giant-Alpecin 30h 23' 55''

7. Nairo Colquintana (FRA) Movistar Team 30h 23' 55''

8. Pierre Rolland (FRA) Cannondale Drapac 30h 23' 55''

9. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 30h 23' 55''

10. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 30h 23' 55'

 

Renditja ekipore

1. BMC Racing Team (USA) 91h 08' 23''

2. Team Sky (GBR) 91h 11' 59'

3. Movistar Team (ESP) 91h 12' 35''

4. Tinkoff(RUS) 91h 13' 10''

5. Astana Pro Team (KAZ) 91h 15' 40''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat