Stephen Cummings fiton etapën, Avermaet ruan kryesimin

Çiklizëm

Stephen Cummings fiton etapën, Avermaet ruan kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 8 korrik 2016 Në ora: 19:12
Stephen Cummings

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 7-të
Duket se ky edicion i Tour de France është tur i befasive. Pak kush ka menduar se etapën e 7-të do ta fitojë çiklisti anglez Stephen Cummnigs, i cili shtegun L'Isle-Jourdain - Lac de Payolle i gjatë 162.5 kilometra e përshkoi për 03h51’58”, duke lënë në pozitën e dytë çiklistin jug-afrikan Dary Impey dhe në vendin e tretë spanjollin Daniel Navaro. Çiklisti Cummings dukej i lumtur pas triumfit, “ Kjo është fitorja më e mirë nga të gjitha fitoret e mija”, ndërsa kryesuesi i garës Greg Avermaet ka thënë se kemi punuar dhe sot për ta ruajtur kryesimin. Në renditjen e përgjithshme prin, edhe më tutje çiklisti belg Greg Avermaet, i cili prinë me kohë të përgjithshme prej 34h 13' 40'', dhe do ta bartë edhe në ditën e nesërme fanellën e verdhë. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 204 pikë e bartë Mark Cavendish. Edhe më tutje çiklisti belg Thomas De Gendt mbanë fanellën e bardhë me pika të kuqe me 13 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë francez Julian Alaphalippe me kohë prej 34h 20'16''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti italian Vincenzo Nibali ish fituesi i Turit në 2014. Çiklistët luftojnë për ta fituar etapën e 8-të, në një shteg malor e ku garuesit do të kenë 4 ngjitje të forta me një lartësi që sillet nga 1569 metra e deri në 2115 metra. Tash vijnë në shprehje maloristët, ndërkaq sprintierët vetëm mund të shpresojnë. Etapa zhvillohet në shtegun Pau - Bagnères-de-Luchon të gjatë 184 kilometra. Para nisë nga qyteti Pau me 77600 banorë, me shumë kështjella Chateau de Pau që është vendlindja e Mbretit Hennry IV. Dhe muzeu kombëtar me 300 vila e me shumë objekte kulturore. Ka një Ekonomi: Aerospace, Gjeoshkencave, farmaceutike dhe Industrinë e përpunimit të ushqimit, qendër e kuajve, qytet universitar, forcat e armatosura. Me klube të ragbit, basketbollit dhe të notit. Çklistë mbarojnë etapën në qytetin Bageres de Luchon ku për herë të 28-të Turi kalon nëpër këtë qytet me 2800 banorë e që në Ekonomi njihet për Turizëm, hidroterapi (ENT, frymëmarrjes, Reumatologji, trajtimet fibromyalgia), agro-pastoralism. Me një festival 18 vjeçar të filmit ndërkombëtar. Ka klube te skive, hendbollit, ngjitjeve dhe shumë të tjera.
Renditja pas etapës së 7-të
1. Stephen Cummings (GBR) Dimension Data 03h 51' 58''
2. Daryl Impey (RSA) Orica-Bikeexchange 03h 53' 03''
3. Daniel Navarro (ESP) Solutions Credits 03h 53' 03''
4. Vincenzo Nibali (ITA) Astana 03h 54' 12''
5. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing Team 03h 55' 02''
6. Angel Mate Mardones (ESP) Solutions Credits 03h 56' 27''
7. Thomas Geraint (GBR) Team Sky 03h 56' 27''
8. Wouter Poels (NED) Team Sky 03h 56' 27''
9. Gorka Izaguirre (ESP) Movistar Team 03h 56' 27''
10. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 03h 56' 27''

Renditja e përgjithshme 
1. Greg Van Avermaet (BEL) BMC Racing Team 34h 13' 40''
2. Julian Alaphilippe (FRA) Etixx-Quick Step 34h 20' 16''
3. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team 34h 20' 18''
4. Joaquin Oliver Rodriguez (ESP) Team Katusha 34h 20' 19''
5. Christopher Froome (GBR) Team Sky 34h 20' 22''
6. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 34h 20' 22''
7. Warren Barguil (FRA) Team Giant-Alpecin 34h 20' 22''
8. Pierre Rolland (FRA) Cannondale Drapac 34h 20' 22''
9. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 34h 20' 22''
10. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 34h 20' 22''

Renditja ekipore
1. BMC Racing TEAM (USA) 91h 08' 23''
2. Team Sky (GBR) 91h 11' 59'
3. Movistar Team (ESP) 91h 12' 35''
4. Tinkoff (RUS) 91h 13' 10''
5. Astana Pro Team (KAZ) 91h 15' 40'"

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat