Vjen triumfi i kampionit Froome, fiton etapën e vishet verdhë

Çiklizëm

Vjen triumfi i kampionit Froome, fiton etapën e vishet verdhë

Nga: Fazli Berisha Më: 10 korrik 2016 Në ora: 15:08
Christopher Froome

E kishim thënë me kohë se etapat si kjo dhe në vijim janë etapa për maloristët, çiklistët që kanë forcë fizike, adminsitrim të shtegut do të vijnë në shprehje. Dhe në etapën e tetë vjen fitorja e kampionit aktual të Tour de France çiklisti anglez Chistopher Froome, i cili shtegun Pau - Bagnères-de-Luchon të gjatë 184 kilometra, për kohë prej 04h57’33”, duke lënë prapa irlandezin Daniel Martin dhe në vendin e dytë spanjollin Joaquim Rodriguez. Pas triumfit Froome u shpreh: “ Kjo ishte një fitoreje e mire, por e vështirë përballë shumë çiklistëve cilësorë. Këtë fitore ja dedikojë shokëve të skuadrës, të cilët ma bën të mundur këtë fitore.  Pas kësaj fitoreje Cris Froome prinë në renditjen e përgjithshme, me kohë të përgjithshme prej 39h 13' 04'', dhe do ta bartë edhe fanellën e verdhë. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 204 pikë e bartë Mark Cavendish. Çiklisti polak Rafale Majka mbanë fanellën e bardhë me pika të kuqe me 31 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 39h 13' 20''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti francezThinat Pinot. Çiklistët luftojnë për ta fituar etapën e 9-të, në një shteg malor e ku garuesit do të kenë 4 ngjitje të forta me një lartësi që sillet nga 2072, 1721, 2796 metra e deri në 2240 metra me shkallë vështirësie 7 përqind. Etapë për maloristët, të shohim si do të gjenden ata. Etapa zhvillohet në një pjesë të Spanjës në shtegun Vielha Val d'Aran - Andorre Arcalis të gjatë 184.5 . Gara nisë nga qyteti Vielha Val d’Aran me 5500 banorë e i ka afër 15 kisha dhe disa kështjella. Ka një ekonomi që bazohet në Turizëm (Baqueira-Bereta, i cili ka më shumë se 100 km shteg të skive, është qendra e dytë më e madhe e skive në Spanjë), aktivitetet bujqësore (bagëti, bletari, pyjet), me shumë klube sportive. Gara përfundon në qytetin Andora Arcalis që shtrihet në Principatën e Andorrës me 4700 banorë, që ofron verë e dimër kushte të jashtëzakonshme për t’i ikur përditëshmërisë monotone. Ka afro 310 hektarë shtigje skijimi me shumë ashensorë të skijimit. Një trevë e jashtëzakonshme me natyrë të mrekullueshme.

Renditja pas etapës së 8-të

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky 04h 57' 33''

2. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 04h 57' 46''

3. Joaquin Rodriguez (ESP) Team Katusha 04h 57' 46''

4. Romain BARDET (FRA) AG2R La Mondiale 04h 57' 46''

5. Roman Kreuziger (CZE) Tinkoff 04h 57' 46''

6. Fabio ARU (FRA) Astana Pro Team 04h 57' 46

7. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 04h 57' 46''

8. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 04h 57' 46''

9. Bauke Mollema (NED) Trek-Segafredo 04h 57' 46''

10. Richie Porte (AUS) BMC Racing Team 04h 57' 46''

 

Renditja e përgjithshme

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky 39h 13' 04''

2. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 39h 13' 20''

3.Joaquin Rodriguez (ESP) Team Katusha 39h 13' 20''

4. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step 39h 13' 21''

5. Alejandro Valverde (ESP) Movistar 39h 13' 23''

6. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 39h 13' 27''

7. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team 39h 13' 27''

8. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing 39h 13' 27''

9. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale 39h 13' 27''

10. Bauke Mollema (NED) Trek-Segafredo 39h 13' 27''

 

Renditja ekipore

11. BMC Racing Team (USA) 117h 40' 16''

2. TEAM SKY (GBR) 117h 41' 50''

3. Movistar Team (ESP) 117h 45' 10''

4. Astana Pro Team (KAZ) 117h 48' 08''

5. Tinkoff (RUS) 117h 55' 48"

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat