Demoulin fiton etapën, Froome vazhdon kryesimin

Çiklizëm

Demoulin fiton etapën, Froome vazhdon kryesimin

Nga: Fazli Berisha Më: 11 korrik 2016 Në ora: 18:40
Tom Demoulin

Kjo etapë ishte e vështirë në fillim, mjaft e vështirë në mes dhe një ferr i vërtet si të thuash vdekjeprurëse në fund të saj me një ngjitje 2240 metra lartësi mbidetare. E vështirë por, një sprovë e vërtet për mëtuesit për ta fituar këtë edicion. Dhe në shtegun Vielha Val d'Aran - Andorre Arcalis të gjatë 184.5 kilometra, më i miri ishte holandezi Tom Demoulin i cili kryesoi gjatë gjithë etapës dhe në cak la në pozitën e dytë portugezin Rui Costan dhe në vendin e tretë polakun Rafael Majka. Pas triumfit Demoulin u shpreh: “Kjo është një ëndërr e vërtetë. Unë jam aq i lodhur se unë nuk mund të flas. Ka qenë një ditë e pabesueshme. Unë e kam fituar në shteg mbretëreshë! Është e veçantë. Kam treguar se nuk jam vetëm një specialist kronometri. Unë mund të bëjë më shumë. Jam shume i lumtur." Një favoritë i madh është tërhequr nga gara për fitues Alberto Contador, ndërkaq italiani Fabio Arau u pa se është rival i Froome-t. Duke kontrolluar garën dhe kohën Cris Froome ka ruajtur kryesimin në renditjen e përgjithshme, me kohë të përgjithshme prej 44h36’03”. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 204 pikë e bartë Mark Cavendish. Çiklisti francez Thebaut Pinot mbanë fanëllën e bardhë me topa të kuq me 80 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 44h36' 19''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë holandez Tom Demoulin. E hëna është ditë pushimi, ndërkaq çiklistët të martën rinisin garën për etapën e 10-të, në një shteg malor me një ngjitje të fortë deri në 2408 metra lartësi me shkallë vëshitrësie 8 përqind. Etapë për maloristët, por edhe për sprinterët në lëshim. Kjo etapë e kthen garën në tokën franceze dhe zhvillohet në shegun në shegun Escaldes- Engordany - Revel të gjatë 197 kilometra. Gara nisë nga qyteti Escaldes Engordany që për herë të parë kalon Turi, me 14 mijë banorë ku gjatë gjithë viti ndërron të gjitha ngjyrat e bukurive natyrore me një ekonomi që bazohet në Turizëm, tregti, hidroterapi e banja termale. Ka një kështjellë dhe dia klube sportive, futboll basketboll, hendboll, not dhe çiklizëm e klube tjera. Ndërkaq, gara mbyllet në qytetin Revel me 9780 banorë dhe që nga viti 2010 ka një përpjekje që të shnëdrrohet në një qendër të madhe biznesi. Ka një ekonomi bazuar në industrinë e prodhimit ushqimor. Arti i prodhimit te mobiljeve. Shkolla e lartë për artet, zanatet, drurit dhe mobilje. Në sport njihet për klube futbolli, ragby e çiklizëm.

Renditja pas etapës së 9-të

1. Tom DUMOULIN( NED) TEAM GIANT-ALPECIN 05h 16' 24''
2. Alberto Rui COSTA (POR) LAMPRE-MERIDA 05h 17' 02''
3. Rafal MAJKA (POL) TINKOFF 05h 17' 02''
4. Daniel NAVARRO (ESP) SOLUTIONS CREDITS 05h 18' 03''

5. Andrew ANACONA (COL) MOVISTAR 05h 18' 21''

6. Thibaut PINOT (FRA) FDJ 05h 18' 54''

7. George BENNETT (NZL) LOTTO NL-JUMBO 05h 19' 12''

8. Diego ROSA (ITA) ASTANA PRO TEAM 05h 19' 16''

9. Mathias FRANK (SUI) IAM CYCLING 05h 20' 08''

10.Adam YATES (GBR) ORICA-BIKEEXCHANGE 05h 22' 59''


Renditja e përgjithshme

1. Christopher FROOME (GBR) TEAM SKY 44h 36' 03''

2. Adam YATES(GBR) ORICA-BIKEEXCHANGE 44h 36' 19''

3. Daniel MARTIN (IRL) ETIXX-QUICK STEP 44h 36' 22''

4. Nairo QUINTANA (COL) MOVISTAR TEAM 44h 36' 26''

5. Joaquin RODRIGUEZ (ESP) TEAM KATUSHA 44h 36' 40''

6. Romain BARDET (FRA) AG2R LA MONDIALE 44h 36' 47''

7. Bauke MOLLEMA (NED) TREK - SEGAFREDO 44h 36' 47''

8. Luis HENAO (COL) TEAM SKY 44h 36' 47''

9. Louis MEINTJES (RSA) LAMPRE-MERIDA 44h 36' 58''

10.Alejandro VALVERDE (ESP) MOVISTAR 44h 37' 04''

Renditja ekipore

1. MOVISTAR TEAM (ESP) 133h 49' 31''

2. TEAM SKY (GBR) 133h 51' 57''

3. BMC RACING TEAM (USA) 133h 52' 59''

4. ASTANA PRO TEAM (KAZ) 133h 55' 22''

5. AG2R LA MONDIALE (FRA) 134h 13' 44'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat