Peter Sagan sërish fiton, Cris Froome shton epërsinë

Çiklizëm

Peter Sagan sërish fiton, Cris Froome shton epërsinë

Nga: Fazli Berisha Më: 13 korrik 2016 Në ora: 18:51
Peter Sagan

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 11-të

Ishte shkëputur nga pelotoni gati në kilometrat 130 për të triumfuar për herë të dytë në këtë edicion çiklisti sllovak Peter Sagan që është edhe bartës i fanellës së gjelbër, pasi shtegun Carcassonne – Montpellier të gjatë 162.5 kilometra e përshkoi për 03h26’23”, duke lënë liderin Froome në pozitën e dytë dhe polakun Maciej Bodnar në vendin e tretë. Askush nuk e kishte menduar se Cris Froome në këtë etapë do të arrijë i dyti, por me mjeshtri nuk ju nda Saganit dhe tash thelloi epërsinë në renditjen e përgjithshme. Renditja e përgjithshme në pesëshen e parë ka ndryshime. Christopher Froome ka shtuar kryesimin në renditjen e përgjithshme, me kohë të përgjithshme prej  52h 34' 37''. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 309 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti francez Thebaut Pinot mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 80 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 52h35’05”. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti francez Arthur Vichot. Ditën e enjte çiklistët luftojnë për etapën e 12-të, në një shteg që nisë me karakter sheshtë por përmbyllet me një ngjitje të fortë në Mont Ventoux me 1921 lartësi mbidetare.. Etapa zhvillohet në shtegun Montpellier - Mont Ventoux të gatë 184 kilometra . Gara nisë nga qyteti Montpeller me 270 mijë banorë qyteti i tetë më i madh në Francë, me një portë të madh që e mbanë gjallërinë. Ka një ekonomi tw zhvilluar me 32.000 biznese që operojnë në qytet. Sektorët Tech: kërkimore (4000 Hulumtuesit në Montpellier), të teknologjisë së lartë, agronomi, shëndetësi, turizëm (pesë milionë vizitorë në vit), universiteti me (70,000 studentë). Shquhet për objekte fetare si katedralja Saint Pierre, Pallati Royale de Peyrou. Me teatër, muzikë dhe festivale të ndryshme që e karakterizojnë këtë qytet me rrethinë. Etapa mbaron në qytetin Mont Ventoux, që natyra i ka dhënë dhuratë një guri në ajër. Një qytet me 562 mijë banorë, i njohur si “Giant Province” ose mali tullac, që ka frymëzuar shumë poet dhe me një florë të fuqishme afër 1 mijë lloje të bimëve. Ka një ekonomi që bazohet në industrinë e përpunimit të ushqimit, bujqësisë, turizmit, ndërtimit dhe punëve publike, tregti etj. Ka klube sportive sidomos të skive dhe të tjera. Është një vend i mrekullueshëm, ndërsa një proverb thotë: "Ju nuk jeni i çmendur në qoftë se ju rriteni Ventoux, por ju jeni në qoftë ju shkoni përsëri atje”.
  
Renditja pas etapës së 11-të

1. Peter Sagan (SVK) Tinkoff    03h 26' 23''  

2. Christopher Froome (GBR) Team Sky        03h 26' 23''

3. Maciej Bodnar (POL) Tinkoff 03h 26' 23'''

4. Alexander Kristoff (NOR) Team Katusha    03h 26' 29''

5. Christophe Laporte (FRA) Solutions Credits      03h 26' 29'''

6. Jasper Stuyven (BEL) Trek – Segafredo    03h 26' 29''

7. Edvald Boasson (NOR) Team Dimension Data  03h 26' 29''

8. Andre Greipel (GER) Lotto Soudal      03h 26' 29''

9. Holst Sondre Enger (NOR) IAM Cycling     03h 26' 29''

10. Oliver Naesen (BEL) IAM Cycling      03h 26' 29''

 

Renditja e përgjithshme 

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky 52h 34' 37''

2. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange    52h 35' 05''

3. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step   52h 35' 08''

4. Nairo Quintana (COL) Movistar Team 52h 35' 12''

5. Bauke Mollema (NED) Trek - Segafredo    52h 35' 33''

6. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale  52h 35' 33''

7. Luis Sergio Henao (COL) Team Sky   52h 35' 33''

8. Alejandro Valverde (ESP) Movistar     52h 35' 50''

9. Tejay Van Garderen (USA) BMC Racing    52h 35' 50''

10. Roman Kreuziger (CZE) Tinkoff 52h 36' 05''

Renditja ekipore

1.  BMC Racing Team (USA) 157h 33' 00''    

2.  Movistar Team (ESP)    157h 39' 34''

3.  Team Sky (GBR)   157h 41' 44''

4.  Astana Pro Team (KAZ) 157h 45' 15''

5. Tinkoff (RUS)   158h 00' 23''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat