Triumfi i katërt për Mark Cavendish, kryeson Froome i sigurtë

Çiklizëm

Triumfi i katërt për Mark Cavendish, kryeson Froome i sigurtë

Nga: Fazli BERISHA Më: 16 korrik 2016 Në ora: 19:58
Mark Cavendish

Një tjetër triumf çiklistit anglez Mark Cavendish pasi për herë të 4-t në këtë edicion fitoi edhe etapën e 14-të , i cili shtegun Montélimar - Villars-les-Dombes Parc des Oiseaux të gatë 208.5 kilometra. e përshkoi për 05h43'49''. Në renditjen e përgjithshme kryeson kampioni Cris Froome i cili tash prinë me kohë prej 63h 46' 40''. Shpejtësia mesatare në këtë etapë ishte 36.38 km/h.

Me një sprint të furishëm në fund të shtegut të sotëm çiklisti anglez Mark Cavendish ka arritur fitoren e katërt në këtë edicion dhe të 30-tën etapë fitore në Tour de Francë. Cavendish shtegun Montélimar - Villars-les-Dombes Parc des Oiseaux të gatë 208.5 kilometra e përshkoi për 05h43’39”, duke lënë në pozitën e dytë norvegjezin Kristoff dhe sllovakun Peter Sagan në vendin e tretë. Pas këtij triumfi Cavendish është shprehur i lumtur dhe ka falënderuar kolegët e skuadrës.

I sigurtë në renditjen e përgjithshme çiklisti anglez Christopher Froome edhe pas etapës së 14-të arriti të ruajë kryesimin dhe epërsinë pasi në renditjen e përgjithshme, prinë me kohë të përgjithshme prej 63h 46' 40'', duke ruajtur epërsinë ndaj ndjekësve të tij për 1’47’. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 320 pikë e bartë sllovaku Peter Sagan. Çiklisti belg Thomas Gendt mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 90 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 63h 49' 25''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti francez Jeremy Roy.

Çiklistët të dielën luftojnë për etapën e15-të, në një shteg gjysëm malorë ndonëse nuka ka asnjë pjesë të sheshtë por jo me shkallë të lartë vështirësie. Etapa zhvillohet në shtegun Bourg-en-Bresse – Culoz të gatë 160 kilometra. Gara nisë nga qyteti Bourg en Bresse , që për herë të katërt e mikpret Turin me 40300 banorë e që ndryshe njihet edhe për ndezjen e ngjyrave të dashurisë. Ka një ekonomi që bazohet në proshimin e Renault Trucks, Nexans (kabllot telefonike), ArcelorMittal (kabllot e makinave kabllor, ashensorët për Kulla Eifel), UGITECH (Wireworks), universiteti (3,400 studentë), turizmi (100.000 vizitorë në vitin 2015 në Manastirin e Brou Royal). Ka klube futbolli, basketbolli dhe të tejra. Çiklistët përmbzzlin

garën në këtë etapë në qytetin Coloz që për herë të parë pret garuesit e Tour de France, qytet i vendlindjes së automobilave (Peugeuot) me 3100 banorë. Ekonmia e këtij qyteti bazohet në prodhimin e pompave të ngrohjes madje është lider në Evropë në këtë drejtim, prodhim asbesti dhe pjesë ndërrimi të hekurudhave. Ka kështjellë dhe fortifikata. Nga sportet njihet për futboll, basketboll, çiklizëm e atletikë. Renditja pas etapës së 14-të

 

1. Mark CAVENDISH (GBR)DIMENSION DATA 05h 43' 49''

 

2. Alexander KRISTOFF (NOR)TEAM KATUSHA 05h 43' 49''

 

3. Peter SAGAN (SVK)TINKOFF 05h 43' 49''

 

4. John DEGENKOLB (GER)GIANT-ALPECIN 05h 43' 49''

 

5. Marcel KITTEL (GER)ETIXX-QUICK STEP 05h 43' 49''

 

6. André GREIPEL (GER)LOTTO SOUDAL 05h 43' 49''

 

7. Bryan COQUARD (FRA)DIRECT ENERGIE 05h 43' 49''

 

8. Davide CIMOLAI (ITA)LAMPRE - MERIDA 05h 43' 49''

 

9. Christophe LAPORTE (FRA)SOLUTIONS CREDITS 05h 43' 49''

 

10.Samuel DUMOULIN (FRA)AG2R LA MONDIALE 05h 43' 49''

 

Renditja e përgjithshme

 

1.  Christopher FROOME (GBR)TEAM SKY 63h 46' 40''

 

2. Bauke MOLLEMA (NED)TREK – SEGAFREDO 63h 48' 27''

 

3.  Adam YATES (GBR)ORICA-BIKEEXCHANGE 63h 49' 25''

 

4. Nairo QUINTANA (COL)MOVISTAR TEAM 63h 49' 39''

 

5. Alejandro VALVERDE (ESP)MOVISTAR TEAM 63h 49' 57''

 

6.  Tejay VAN GARDEREN (USA)BMC RACING TEAM 63h 49' 59''

 

7. Romain BARDET (FRA)AG2R LA MONDIALE 63h 50' 44''

 

8.  Richie PORTE (AUS) BMC Racing 63h 51' 07''

 

9. Daniel MARTIN (IRL)ETIXX-QUICK STEP 63h 51' 43''

 

10. Fabio ARU (ITA)ASTANA PRO TEAM 63h 51' 56''

 

Renditja ekipore

 

1.BMC RACING TEAM (USA) 191h 18' 28''

 

2.MOVISTAR TEAM(ESP) 191h 20' 58''

 

3. TEAM SKY(GBR) 191h 26' 38''

 

4. ASTANA PRO TEAM(KAZ) 191h 45' 01''

 

5. AG2R Mondiale 192h 04' 26''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat