Ilnur Zakarin fiton etapën, Froome thellon epërsinë

Çiklizëm

Ilnur Zakarin fiton etapën, Froome thellon epërsinë

Nga: Fazli Berisha Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:15
Ilnur Zakarin

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 17-të

Pas një dite pushimi çiklistët i janë rikthyer garës në edicionin e 103-të të Tour de France dhe duket se çiklisti rus i ekipit Katusha Ilnur Zakarin  e kishte shfrytëzuar këtë pushim më së miri pasi, shtegun  Berne - Finhaut-Emosson të gatë 184.5 kilometra ngadhënjeu duke fituar etapën e parë ku shtegun e përshkoi për 04h36’33”, duke lënë në pozitën e dytë kolumbianin Pantano dhe në vendin e tretë polakun Rafael Majka. Pas fitores, Zakarin tha: ” Unë sot isha më i miri. Unë jam shumë i lumtur. Falënderoj ekipin tim, ata kanë qenë super. Ky sukses  nuk është një surprizë për mua”. Kampioni aktual dhe kryesuesi aktual çiklisti anglez  Christopher Froome,  prinë sigurt me kohë të përgjithshme prej 77h 25' 10'', madje ka shtuar epërsinë ndaj ndjekësve të tij për 2’27”, por i duhet shumë në etapat në vijim për të fituar turin. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 425  pikë e bartë sllovaku Peter Sagan dhe duket se e ka të sigurt deri në fund. Çiklisti polak Rafael Majka tash mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 173 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 77h 28' 03''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti kolumbian Jarlinson Pantano. Çiklistët të enjten luftojnë për etapën e 18-të, në shteg në nisje të sheshtë por që është ky kronometri malor që fillimi me një shkallë vështirësie 10 për qind për të pasur një finish  në maje mali me 17 për qind shkallë vështirësie. Etapa zhvillohet në shtegun Sallanches - Megeve të gatë 17 kilometra. Gara nisë nga kryeqyteti Sallanches ku turi kalon për herë të tretë me 16700 banorë. Si njohur si qyteti i kompanive të profilit të lartë, që ekonomia bazohet në turizëm. Prodhimtari dentare, aeronautikë, eurteknikë dhe spikatë panorama me 360 shkallë  bukurie. Qyteti ka klubin ragbi dhe shumë klube skijimi. Gara përfundon në qytetin Megeve me 3500 banorë dhe turi kalon për herë të parë. Ka një ekonomi të bazuar në  turizëm luksoz (40,000 shtretër e  vizitorë). Mburret për 400 km shpate të skive (brenda Shmangie Mont Blanc dhe Les Portes du Mont-Blanc domains), 40 km e shtigje nordike, 50 km nga shtigje të shënuara. Qyteti ka një arkitekturë të lashtë mesjetare me kulla, fortifikata e kështjella. Njihet për 13 shoqata sportive dhe klube të ndryshme.
 

Renditja pas etapës së 17-të

1. Ilnur Zakarin (RUS) Team Katusha 04h 36' 33''      

2. Jarlinson Pantano (COL) IAM Cycling     04h 37' 28''

3. Rafal Majka (POL) Tinkoff      04h 37' 59''

4. Kristijan Durasek (CRO) Lampre – Merida       04h 38' 05''

5. Brice Feillu (FRA) Fortuneo - Vital Concept     04h 39' 06''

6. Thomas Voeckler (FRA) Direct Energie   04h 39' 19''

7. Domenico Pozzovivo (ITA) AG2R La Mondiale 04h 39' 23'''

8. Stef Clement (NED) IAM Cycling    04h 39' 30''

9. Steve Morabito (SUI) FDJ      04h 41' 11''

10. Richie Porte (AUS) BMC Racing Team  04h 44' 32''

Renditja e përgjithshme 

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky     77h 25' 10''

2. Bauke Mollema (NED) Trek – Segafredo 77h 27' 37''

3. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 77h 28' 03''

4. Nairo Quintana (COL) Movistar Team     77h 28' 37''

5. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale                77h 29' 25''

6. Richie Porte (AUS) BMC Racing     77h 29' 37'

7. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team        77h 30' 29''

8. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team   77h 30' 45''

9. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step       77h 31' 00''

10. Louis Meintjes (RSA) Lampre – Merida 77h 31' 17''

Renditja ekipore

1.Movistar Team (ESP)      232h 22' 54''

2. Team Sky (GBR)   232h 25' 14''

3. BMC Racing Team (USA)       232h 37' 42''    

4. AG2R Mondiale     233h 01' 25''

5. Astana Pro Team (KAZ) 233h 02' 32'

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat