Shkëlqen Froome në kronometër, prinë i sigurtë

Çiklizëm

Shkëlqen Froome në kronometër, prinë i sigurtë

Nga: Fazli Berisha Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:11
Christopher Froome

Çiklizëm: Tour de France-edicioni i 103-të-etapa e 18-të

Në etapën e 18-të me kronometër kampioni aktual dhe kryesuesi i edicionit të 103-të Cris Froome tregoi se ai është mbreti në Tour. Froome ishte më i shpejti pasi shtegun Sallanches - Megeve të gatë 17 kilometra e përshkoi për  30’43” duke qenë më i shpejtë se holandezi Tom Dumoulin në vendin e dytë dhe italiani Fabio Aru në pozitën e tretë. Pas triumfit Froome u shpreh: “ E respektojë mundin e Dumoulin, por në fund me është dashur të fitojë. Natyrisht jam i lumtur me këtë fitore dhe me thellimin e epërsisë në renditjen e përgjithshme. Kampioni aktual dhe kryesuesi aktual çiklisti anglez  Christopher Froome,  prinë sigurt me kohë të përgjithshme prej 77h 55' 53'', madje ka shtuar epërsinë ndaj ndjekësve të tij për 3’52”,  dhe ka shumë gjasa për të fituar turin edhe këtë vit. Ndërsa fanellën e gjelbër si sprinteri më i mirë me 425  pikë e bartë sllovaku Peter Sagan dhe duket se e ka të sigurt deri në fund. Çiklisti polak Rafael Majka tash mbanë fanellën e bardhë me topa të kuq me 173 pikë, ndërkaq fanellën e bardhë si çiklisti më i mirë i ri e bartë çiklisti anglez Adam Yates me kohë prej 78h00' 09''. Ndërkaq fanellën kombative të kuqe si çiklisti më agresiv ose luftarak i etapës e bartë çiklisti kolumbian Jarlinson Pantano. Të premten çiklistët luftojnë për etapën e 19-të, në shteg që në dukje nuk ka maje të famshme, por ka disa ngjitje 4 ose pesë që ofrojnë spektakël jo vetëm për çiklistët por edhe për adhuruesit e çiklizmit. Majet nisin nga 920 metra lartësi e vazhdojnë me 1723 metra për të përfunduar me 1372 metra me shkallë të ndryshme vështirësie por edhe lëshimi. Etapa zhvillohet në shtegun  Albertville - Saint-Gervais Mont Blanc të gatë 146 kilometra. Gara nisë nga qyteti Albertville me 19900 banorë e që turi kalon për herë të tretë, ndërsa në këtë qytet janë mbajtur LO dimërore më 1992, që ka arritur një zhvillim ekonomik dhe është një qytet i shumë bizneseve. Njihet për turizëm. Kulla e Kështjella nga shekulli i 16-të me muze historik e bëjnë këtë qytet interesant për vizitorë. Ka shumë fusha patinazhi, tenisi, me klube futbolli, basketbolli e ragbi. Çiklistët mbyllin garën në Saint Gervais Mont Blanc, me 5800 banorë që për herë të tretë pret turin dhe ka një pamje të mrekullueshme. Qyteti njihet për turizëm me 2500 shtretër, hidorterapi e 500 kilometra shtigje të skijimit. Bukurinë këtij qyteti ja shtojnë  shtëpitë e bukura fortifikatë dhe kështjella nga shek. i 13-të.  Njihet për mbajtjen e kupës së botës për ski dhe hokej mbi akull.


Renditja pas etapës së 18-të

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky     30' 43''     

2. Tom Dumoulin (NED) Giant-Alpecin 31' 04''

3. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team   31' 16''

4. Richie Porte (AUS) BMC Racing Team    31' 16''

5. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale                31' 25''

6. Thomas Gendt (BEL) Lotto Soudal 31' 45''

7. Ion Izaguirre (ESP) Movistar Team 31' 46''

8. Joaquin Rodriguez (ESP) Team Katusha 31' 48''

9. Louis Meintjes (RSA) Lampre – Merida   31' 51''

10. Nairo Quintana (COL) Movistar Team   31' 53''

Renditja e përgjithshme 

1. Christopher Froome (GBR) Team Sky     77h 55' 53''

2. Bauke Mollema (NED) Trek – Segafredo 77h 59' 45''

3. Adam Yates (GBR) Orica-Bikeexchange 78h 00' 09''

4. Nairo Quintana (COL) Movistar Team     78h 00' 30''

5. Romain Bardet (FRA) AG2R La Mondiale                78h 00' 50''

6. Richie Porte (AUS) BMC Racing     78h 00' 53''

7. Fabio Aru (ITA) Astana Pro Team   78h 02' 01''

8. Alejandro Valverde (ESP) Movistar Team        78h 02' 30''

9. Louis Me Ntjes (RSA) La Mpre – Merida 78h 03' 08''

10. Daniel Martin (IRL) Etixx-Quick Step     78h 03' 11''

 

Renditja ekipore

1. Movistar Team (ESP)     33h 58' 34''

2.  Team Sky (GBR)  234h 01' 57''

3. BMC Racing Team (USA)       234h 15' 55''    

4. Astana Pro Team (KAZ) 234h 38' 49''

5. AG2R Mondiale     234h 39' 27''

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat