Guri: Në Brazil, Kosova e ka respektin sikur të jemi 100 vjet shtet!

Çiklizëm

Guri: Në Brazil, Kosova e ka respektin sikur të jemi 100 vjet shtet!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 4 gusht 2016 Në ora: 18:53
Qëndrim Guri në Rio

Kombëtarja olimpike e Kosovës gëzon respekt të madh në Rio të Brazilit! “Në fshatin olimpik sportistët tanë me të tjerët janë sikur një familje”, thotë nga Rio çiklisti Qëndrim Guri. Ai flet për gazetën kombëtare “Bota sot” sa ka mundur të ambientohet me klimën në fshatin olimpik dhe për seancat stërvitore që ka zhvilluar. Ai ka ambicie të përfaqësojë Kosovën sa më mirë në Lojërat Olimpike që fillojnë sot e përfundojnë me 21 gusht.  “I kam zhvilluar dy seanca stërvitore, e para 50 kilometra, e dyta 100 kilometra. Kam parë disa rrugë të garës. Është një garë shumë e fortë dhe është pjesë malore. Të them të drejtën, 253 kilometra do të jenë shumë të forta. Kam takuar çiklistin e njohur Fabian Cancellara, pastaj kam parë aty edhe kampionin e ‘Toure de France’ Chris Froome”, tregon Guri. Ai mendon se është i përgatitur maksimalisht dhe si në humor e thotë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat