Çiklistët përgatiten në Korçë për garën më të fortë të vitit

Çiklizëm

Çiklistët përgatiten në Korçë për garën më të fortë të vitit

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2016 Në ora: 21:19
Pamje nga një garë

Çiklistët më të mirë të Kosovës përgatiten për garën më të rëndësishme të vitit, ‘Tour de Kosova’. Përgatitjet do t’i zhvillojnë për disa ditë në Korçë të Shqipërisë, konfirmon Flurim Shala, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. “Nga data 15 gusht e deri me 24 të këtij muajit do të përgatiten në Korçë dhe besoj se do të arrijmë nivelin e duhur. Çiklistët që do të përgatiten në Korçë janë: Alban Delija, Egzon Misini, Rrahim Mani, Ferki Haxhiu, Luan Haliti, Migjen Beqiri, Samir Hasani, Blerton Nuha, dhe Qëndrim Guri do t’i bashkohet kombëtares pas kthimit nga Rio. Kështu që nëntë çiklistë do të marrin pjesë në fazën e fundit përgatitore dhe pastaj do të bëhet edhe seleksionimi. Prandaj, gjashtë çiklistët më të mirë do të marrin pjesë në ‘Tour de Kosova’, e cila garë fillon me 25 gusht dhe përfundon me 29 të këtij muajit”, tha Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”.   

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat