Çiklisti i Kosovës aksidentohet në Brazil, dërgohet në spital

Çiklizëm

Çiklisti i Kosovës aksidentohet në Brazil, dërgohet në spital

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 17 gusht 2016 Në ora: 11:46
Qëndrim Guri në spital

Çiklisti i Kosovës, Qëndrim Guri, aksidentohet në Rio të Brazilit. Çiklisti më i mirë në vend është në spitalin e Rios, këtë e konfirmon dhe Komiteti Olimpik i Kosovës. “Çiklisti i ekipit Olimpik të Kosovës, Qëndrim Guri, gjatë stërvitjeve të rregullta, ka pësuar aksident në trafik, me ç’ rast është goditur nga një veturë me targa të Rio de Janeiros. Qëndrimi është dërguar në spitalin Vitoria në Rio , me c’ rast janë konsatuar dëmtime minore trupore. Ai me këtë rast ka pësuar goditje në pjesën e gojës, si pasojë e të cilës ka nxjerrë dy dhëmbë të cilët pas intervenimit mjekësor i janë vendosur gojë. Në spital Qëndrimit i është bërë ekzaminim i hollësishëm me CT i kokës, qafës, gjoksit dhe pjesës abdominale dhe nuk janë konstatuar dëmtime të tjera, përveç një plagë (prerje) të vogël në mjekër (e cila i është qepur)  si dhe disa gërvishtjeve.  Qëndrim Guri është kthyer në Fshatin Olimpik dhe ndjehet mjaft mirë”, bëhet e ditur nga KOK-u.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat