Ciklizëm në sallë, dominon Britania e Madhe

Çiklizëm

Ciklizëm në sallë, dominon Britania e Madhe

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 00:42
Jason Francis Kenny

Britaniku Jason Francis Kenny fitoi medaljen e artë në ciklizëm në pistë në garën keirin. Një sukses i jashtëzakonshëm për 28-vjecarin, për të cilin kjo ishte medalja e 6-të e artë në lojërat olimpike, ndërsa ka koleksionuar edhe një të argjentë. Në vendin e dytë u rendit holandezi Matthijs Buchli ndërsa medaljen e Bronztë e fitoi ciklisti nga Malajzjani Mohd Azizulhasni Awang.

Përsa i përket finales së femrave të artën e fitoi Elis Ligtlee nga Holanda. Rebeca James e Britanisë së madhe mori medaljen e argjendtë ndërsa në shkallën më të ulët të podiumit u ngjit Anna Mears e Australisë.

Në disiplinën Omnium, triumfoi britanikja Laura e Trott, bahskëshortja e Jason Francis Kenny. 24-vjecarja grumbulloi në total 230 pikë, e ndjekur nga amerikania Sara Hammer me 206 pikë. Medaljen e argjendtë e fitoi Jolien D’Hoore.

Për Trott kjo ishte medalja e katërt e artë, pasi përsëriti suksesin e Londër 2012 në garën individuale dhe në Omniun.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat