Të jesh çiklist në Kosovë është mision shumë i vështirë, sepse mungojnë shtigjet adekuate ku të stërvitesh dhe shumë herë mund ta rrezikosh edhe jetën. Klubi i Kastriotit nga Ferizaj pothuajse për një vit u ballafaqua me situata të sikletshme dhe tre çiklistë të saj janë shkelur nga makinat. Blerton Nuha e Bunjamim Polloshi u shkelën vitin e kaluar në fshatin Prelez të Jerlive nga një kamionë dhe falë Zotit sot janë shëndoshë. Madje Blertoni qëndrojë një kohë të gjatë në spital nga lëndimet e rënda. Para disa ditëve Qëndrim Guri u aksidentua nga një makinë, por jo në shtetin e Kosovës, por në fshatin olimpik në Rio! Ai si pasojë pati disa lëndime dhe dy dhëmbë të thyer. Avni Nuha kryetari i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, njëherësh edhe përfaqësues i klubit ferizajas, tha se ishin momente të vështira dhe e pranon se nuk ka siguri...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)