Kështu e vlerëson Qëndrim Gruri pjesëmarrjen në ‘Rio 2016’, kërkon punë më të madhe

Çiklizëm

Kështu e vlerëson Qëndrim Gruri pjesëmarrjen në ‘Rio 2016’, kërkon punë më të madhe

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 14:54
Qëndrim Gruri

Çiklisti Qëndrim Guri ishte njëri ndër sportistët që përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’.

Guri ishte në mesin e tetë sportistëve që për herë të parë shijuan emocionet e ngjarjes më të madhe sportive në planet, ani pse nuk ia doli të tregojë më të mirën e tij.

Çiklisti ynë i njohur, në një intervistë për Kp, është shprehur i lumtur që ka qenë pjesë e Kosovës në Olimpiadën e Brazilit, ani pse ai ka pritur paraqitje më të mirë. Guri e pranon se konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por sipas tij, edhe shtegu ka qenë ekstrem i fortë.

Guri: Në Rio konkurrenca ishte e fortë, shtegu ekstrem i fortë

“Kosova ka marrë pjesë për herë të parë në Olimpiadë, e gjithashtu edhe për herë të parë edhe në çiklizëm. Ishte një konkurrencë shumë e fortë, një garë shumë e fortë, ku arrita të garojë vetëm 80 km, konkurrenca ka qenë nivel, shtegu i garës në ekstrem, shumë i fortë”, ka thënë Guri.

Ai ka shtuar se është ndenje e jashtëzakonshme të jesh pjesë e Olimpiadës, sepse sipas tij, pikërisht Lojërat Olimpike janë vendi ku takon sportist e mëdhenj nga i gjithë globi.

Guri: Ndenje e papërshkrueshme të jesh në Olimpiadë

“Është një ndenje e papërshkrueshme, sepse aty marrin pjesë shumë çiklist evropian e botëror, por është edhe një kënaqësi shumë e veçantë, sepse takohesh më gjithë sportistët e botës dhe jo vetëm në çiklizëm por në gjitha sportet, hendboll, basketboll, gjitha lëmit e sportit, sepse takon gjithë sportistët në Fshatin Olimpik. Në Fshatin olimpik ka qenë kënaqësi e papërshkrueshme, sepse për herë të parë Kosova merrte pjesë dhe na kanë respektuar sikur të ishim pjesëmarrës që 100 vjet në olimpiadë”, ka theksuar ai.

Guri mendon se çiklistët e Kosovës duhet të punojmë shumë më shumë në mënyrë që të arrihen rezultat e dëshiruar. Ai thotë se nga çiklistët tonë kërkohet punë e madh, madje, sipas tij, nga shtatë-deri në tetë orë në ditë. Guri thotë se sportistët tonë duhet të punojmë jashtëzakonisht shumë për të qenë ta gatshëm për Lojërat olimpike ‘Tokio 2020’.

Guri: Duhet të punohet shumë më e madhe, Tokio 2020 është afër

“Në Kosovë çiklistët duhet të përkushtohen në stërvitje, në përgatitje e jo të merrem më thashetheme, jo ai kryetar jo ky kryetar, neve sportistëve nuk na nevojitet te merrem më punë tjera, por na duhen vetëm stërvitje, dhe unë e kam pa se nuk edhe jemi edhe shumë larg konkurrencës më sportistët tjerë. Por neve na duhet vetëm të stërvitem më shumë, jo nga katër orë deri në pesë, por shtatë deri në tetë, ashtu siç kam bërë unë stërvitje në muajin e fundit, sepse mua në korrik më ka ardhur ftesa për Rio, kështu që u them gjithë çiklistëve shqiptarë që të bëjnë sa më shumë stërvitje, sepse Tokio 2020 është shumë afër, ka mbetur edhe tre vjet dhe vjen sa hap e mbyll sytë, këtë herë nuk mund të shkojmë më ftesa, por duhet të shkojmë më pikë, më norme, dhe u them sportistëve që të bëjnë stërvitje sa më shumë dhe të dëgjojnë vetëm trajnerët e tyre”, ka përfunduar Guri.

Ai ka shtuar se më një përkushtim dhe disiplinë më të madhe, e angazhim maksimal, çiklistët tonë do të jenë gati për Olimpiadën e radhës. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat