Avni Nuha, u rizgjodh kryetar i FÇK-së

Çiklizëm

Avni Nuha, u rizgjodh kryetar i FÇK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2016 Në ora: 18:11
Avni Nuha

Avni Nuha është rizgjedhur kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës. Në kuvendin e punës dhe zgjedhor që u mbajt në Prishtinë, Nuha nuk pati kundërkandidat, i cili nga 21 kuvendarë të pranishëm, 18 votuan pro tij, dy abstenuan dhe një ishte kundër. Ai për katër vjetët e ardhshme do të jetë në krye të federatës me synime që të avancojë edhe më shumë këtë sport. Nuha u zotua se do të punojë sa më shumë për të rritur nivelin, por edhe të marrin pjesë në garat e ndryshme ndërkombëtare.  Ndërkaq, është regjistruar edhe një klub i ri në FÇK. Është fjala për klubin nga Theranda, “MBT”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat