Çdo garë çiklistike është sfiduese

Çiklizëm

Çdo garë çiklistike është sfiduese

Më: 14 prill 2017 Në ora: 13:19
Pamje nga konferenca

Federata Shqiptare e Çiklizmit prezanton detajet Edicionit të 74 të Rrethit Çiklistik të Shqipërisë. Në një tryezë të organizuar nga ky institucion me të gjithë aktorët pjesëmarrës në këtë garë, presidenti i federatës Skënder Anxhaku vuri theksin te ndryshimet radikale të këtij sezoni pasi ky do të jetë edicioni i parë që zhvillohet në kuadër të kalendarit ndërkombëtar të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, UCI.

Skënder Anxhaku…“Ky është Rrethi i parë Çiklistik i Shqipërisë që zhvillohet sipas rregullave të një veprimtarie ndërkombëtare, e mbikëqyrur nga zyrtarë dhe gjyqtarë ndërkombëtarë, dhe me parametrat e një veprimtarie të njohur ndërkombëtarisht”.

Në organizim do të përfshihen edhe të gjitha bashkikë nga ku do të kalojë gjurma e edicionit të 74. I pranishëm në prezantim ishte edhe kryekomisari i Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit, Vladimiros Petsos, i cili theksoi se prigrami i ri do të hapë një dritare të re për çiklizmin shqiptar.

Vladimiros Petsos…”Çdo garë çiklistike është sfiduese, si për sportistët, ashtu edhe për organizatorët. Sa u përket këtyre të fundit, unë e di që  kjo është një herë e parë për Federatën tuaj, por ne si federatë botërore jemi këtu për të ndihmuar dhe shpreh besimin tim të patundur se ky Rreth Çiklistik do të jetë një sukses dhe do të hapë një dritare të vyer për Shqipërinë në sportin botëror”.

Përfaqësuesi i UCI-t shkoi edhe më tej duke theksuar se zhvillimi i këtj sporti kërkon shumë investime por shprehu besimin se në të ardhmen Shqipëria mund të shkelet edhe nga emra të njohur të çiklizmit.

“Pse jo? Natyrisht, nuk duhet harruar që sipërmarrje të tilla, për të arritur në nivelet që ju thoni, kërkojnë shpenzime të mëdha. Por,në rastin e Shqipërisë,kjo do të bëhet hap pas hapi dhe nuk do të jetë e largët dita kur, nëse Rrethi Çiklistik i Shqipërisë do të jetë, siç edhe unë besoj, një sukses, nuk do të jetë e largët dita kur ju do t’i keni këta çiklistë të njohur nëpër rrugët e Shqipërisë”.

Edicioni i 74-t i Rrethit të Shqipërisë, që është gara e 3-të më
e vjetër çiklistike në Evropë, pas Turit të Francës dhe Xhiros së Italisë, do të zhvillohet nga data 20, deri më 24 maj 2017.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat