Shqiptari Eugert Zhupa në Xhiron e Italisë - Bota Sot
Shqiptari Eugert Zhupa në Xhiron e Italisë

Çiklizëm

E enjte, 16 gusht 2018

Shqiptari Eugert Zhupa në Xhiron e Italisë

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:40
Eugert Zhupa

Eugert Zhupa vazhdon të spikasë në çiklizmin ndërkombëtar. Çiklisti shqiptar ka bërë një figurë të mirë në etapën e parë të Xhiros së Italisë, ndonëse në përfundim u rendit i 84-ti. 27-vjeçari i lindur në Rrogozhinë, por që prej vitesh jeton dhe garon në Itali, po merr pjesë për herë të dytë radhazi në Xhiron e Italisë që sëbashku Turin e Francës janë garat çiklistike më prestigjioze në botë.

Dhe shqiptari, i cili garon për ngjyrat e skuadrës Uilier Triestina, ka qenë në 4-shen e të parë që udhëhoqën në 200 km e para të etapës së parë, Algero-Olbia, 206 km e gjatë, në terrenin e ishullit të Sardenjës. Por përvoja ka bërë diferencën.

Fituesi i kësaj etape, austriaku Pëstlberger triumfoi në mënyrë të papritur falë një shpërthimi në fund të garës. Sa i përket renditjes së pikëve, ai mban vendin e 4-t, me 28 pikë të grumbulluara në etapën e parë, ndërsa është i dyti, me 4 pikë, në renditjen e malores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test